Gjermania ka paralajmëruar Serbinë kundër “kultivimit” të lidhjeve më të thella me Rusinë, duke thënë se Beogradi mund të pengojë përpjekjen e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, thuhet nga një burim i qeverisë Gjermane.
Dy ditë para samitit të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin gjerman, i cili synon të forcojë marrëdhëniet me gjashtë vendet e rajonit, zyrtari i lartë tha se Beogradi duhet të vendosë në anën e kujt do të ishte: të Moskës apo të BE-së?!
“Marrëdhënia me Serbinë është komplekse — ka dritë dhe hije, Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë janë sigurisht pjesë e hijeve”- thuhet në deklaratë të qeverisë gjermane.
Sipas burimit, Gjermania “e habitur dhe e zhgënjyer” kur Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç në shtator nënshkroi një marrëveshje me homologun e tij rus Sergei Lavrov, duke rënë dakord të bisedonte për politikën e jashtme.
“Nëse ai (Aleksandër Vuçiç), merr rrugën për në Evropë , ai do të ketë mbështetje, nga BE në tërësi dhe nga qeveria gjermane,” tha burimi. “Nëse ai zgjedh rrugën tjetër, kjo do të ketë pasoja” për të ardhmen e Beogradit me BE, tha zyrtari.