“Faleminderit që kontribuoni për Tiranën”/ Veliaj takim me personalitetet e Njësisë 2

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkaiku Erion Veliaj në përfundim të takimeve në Njësinë 2, zhvilloi një bisedë të ngrohtë me personalitetet që jetojnë dhe banojnë prej vitesh në këtë zonë.

Emra të njohur për komunitetin e Njësisë 2, si Arjan Shtylla, Shaban Xhebraimi, Arben Derhemi, Nedin Hoxha, Vllasova Musta etj, të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer aty ku banojnë, u nderuar edhe me një certifikatë mirënjohje nga kryebashkiaku Veliaj.

Në përmbyllje të turit në këtë njësi, Veliaj dhe deputeti i PS, Arben Pëllumbi, thanë se Tirana është mirënjohëse për këdo që kontribuon për qytetin.

“Doja ta mbyllja vrapin tim në këtë njësi me një moment reflektimi, ku i themi njëri-tjetrit faleminderit, jam krenar për ty, bravo të qoftë, na ke frymëzuar! Për një qytet si Tirana që vetëm rritet, duhet të kuptojmë se nuk jemi ne të vetmit që kemi shtruar rrugët me asfalt apo kemi vënë tulla, sepse për qytetin kanë kontribuar shumë njerëz, dikush në art, në kulturë, në filantropi, në mjekësi, e në shumë punë të tjera të mëdha. Kjo është arsyeja përse jemi mbledhur sepse dua që Tirana të njihet si qytet i njerëzishëm, si qytet mirënjohës që i respekton njerëzit. Në qoftë se ky do ishte i vetmi përkufizim që dikush do mbante mend nga Tirana, do ia ketë vlejtur. Jam shumë krenar për ju, jam shumë mirënjohës që më jeni bërë krah në disa momente të vështira të qytetit. Një pjesë prej jush më çoni mesazhe në orët e vona të natës, për të më thënë: “Mos u dorëzo, mos u tërhiq, mos e lër punën përgjysmë”. Ju ndoshta nuk e dini, por unë e di se çfarë efekti keni pasur në jetën time”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Ndryshime për karrierën ushtarake, ja sportistët që përfitojnë “grada”

 


Të fundit

Porti tregtar në Porto Romano, Rama: Projekt strategjik për vendin

“Një projekt strategjik për vendin por edhe rajonin e Europës juglindore” – kështu e konsideroi kreu i qeverisë Edi...

Nedim Bajrami prezantohet tek Sassuolo, trajneri gati të ndryshojë skemën për të

Nedim Bajrami është futbollisti më i ri i Sassuolo. Mesfushori shqiptar është transferuar orët e fundit të merkatos së janarit në klubin emilian për...

Kontrolle të shumta, FBI “zbarkon” në shtëpinë e Presidentit Biden

FBI ka nisur kontrollet në shtëpinë e Presidentit Joe Biden në Delaware si pjesë e një hetimi për dokumente të klasifikuara. Lajmin e konfirmoi avokati...

Nuk kishin para për t’i blerë biletën, çifti braktis foshnjën në aeroport

Çfarë bëni kur nuk keni para për një biletë avioni për fëmijën tuaj? Me siguri nuk e lini në aeroport. Sipas Daily Mail,  një çift...

Stuhia e dëborës godet SHBA, anulohen 1400 fluturime

Më shumë se 1,400 fluturime u anuluan ditën e sotme në SHBA pasi një stuhi dëbore goditi shtetet nga Teksasi në Virxhinia Perëndimore. Gjithsej 1,467...

Lajme të tjera

Web TV