Edy Reja publikon listën me futbollistët që do të luajnë në miqësoren ndaj Katarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i kombëtares, Edoardo Reja publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për miqësoren e datës 9 nëntor në orën 18:30 ndaj Katarit në Spanjë.

Ashtu siç edhe pritej, tekniku italian i beson dhe i jep shansin lojtarëve të Kategorisë Superiore teksa përjashtuar Kristal Abazajn që vjen nga radhët e turqve të Istanbulspor, të gjithë lojtarët e tjerë aktivizohen në kampionatin shqiptar.

Në ndryshim nga lista e kaluar për miqësoren me Arabinë Saudite, janë ftuar edhe portierët Mario Dajsinani (Laçi) e Alen Sherri (Egnatia), konfirmohet Arlis Shala i Drenicës. Ndërsa, në mbrojtje pranë kombëtares rikthehet Marsel Ismajlgeci (Tirana), Artan Jazxhi (Teuta), teksa konfirmohen Albion Marku, Erdenis Gurishta, Andi Hadroj, Esin Hakaj, Rudolf Turkaj, Stivian Janku e Eneo Bitri.

Në mesfushë risia për këtë miqësore është Arbin Zejnullai i Egnatias, Kristal Abazaj (Istanbulspor), Serxho Ujka (Laçi) dhe Herald Marku i Vllaznisë teksa konfirmohen Sherif Kallaku, Ardit Deliu, Odise Roshi, e Arinaldo Rrapaj. Në repartin ofensiv, përveç Xhixhës (Tirana), L.Vila (Teuta), Skuka (Partizani) që ishin edhe në miqësoren e fundit, është shtuar edhe një tjetër lojtar i Partizanit, Tedi Cara.Reja publikon listën për miqësoren me Katarin, të

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV