Mësuesi i gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, i cili u pezullua nga puna pas akuzave se ka dhunuar nxënësit, ka bërë në reagim pak më herët në lidhje me ngjarjen.
Alban Fetolli ka folur për mediet, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij. Ai ka theksuar se akuzat janë të stisura prej kolegëve, pasi prej 30 vitesh në arsim, thotë se nuk ka patur asnjë thyerje dissiplinore.
“Unë kam 30 vjet që punoj dhe kontribuoj ne arsim dhe kurrë nuk kam pasur probleme të tilla edhe në kohën kur kam qenë drejtues i ZA Devoll apo pozicione të tjera, nuk kam pasur probleme kurrë me kolegët aq më tepër me nxënësit. Prej 30 vitesh punoj me pasion për edukim, nuk kam pasur kurrë as thyerje displinore apo vërejtje për punën time, jam i bindur akuzat janë të stisura nga kolegë, të cilët keqpërdorin fëmijët, koha do ti vërtetojë”, mësohet të ketë thënë Fetolli.