Botohet në Spanjë romani “ VAJZAT E MJEGULLËS” i Namik Dokles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto ditë, shtëpia botuese Ginger Ape Books & films, në Spanjë, botoi romanin “Vajzat e mjegullës” të shkrimtarit Namik Dokle, i botuar më parë edhe në Turqi, Bosnjë dhe Bullgari. Libri është përkthyer nga Maria Roces Gonzales, përkthyese shumë e njohur tashmë, me përkthimin në spanjisht të veprave të Kadaresë, Kongolit, Bashkim Shehut etj.
Në shënimet përcjellëse të librit nga botuesi, shkruhet:
“Sikur të ishte një version komunist i legjendës mitologjike të “rrëmbimit të Sabinave”, vajzat e fshatit Bukojna rrëmbehen nga “aksioni”, një mobilizim i urdhëruar nga partia, dyfish i rëndë për to, sepse ndodh para festës së Shën Gjergjit dhe ritualit të miqësimit, dashurisë e më pas edhe të martesave të tyre.
Nisur nga kjo ngjarje, vështrimi i protagonistit rrëfimtar të romanit, një djalë 13 vjeçar, evokon dekadën e viteve pesëdhjetë në krahinën e Gorës , të jetuar nën peshën e rëndë të diktaturës së Enver Hoxhës. Rini e prerë me sëpatë, ashtu si edhe vetë gjeografia, thuajse imagjinare, e Gorës, e ndarë nga fuqitë e mëdha në tre shtete: Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia e kohës jugosllave. Falë romanit VAJZAT E MJEGULLËS, që përshfaqet si një baladë e mrekullueshme, në sytë e lexuesit Bukojna magjike e shtatë portave reziston përballë represionit të pamëshirëshëm në kohërat e dashurisë për Stalinin.
Dhe kështu, në këtë enklavë të krijuar nga ngulimet mesjetare të heretikëve bogomilë dhe bashkimi i ardhësve vllehë, hebrenj dhe malësorë, dielli lind dy herë çdo ditë dhe hëna perendon dy herë çdo natë e Vdekja i përcjellë të vdekurit në varreza, mbështjellur me qefin prej mjegulle, përveç rastit, kur ajo i ka harruar apo nuk i ka gjetur ende, të
humbur në bjeshkët e Kallabakut, si Majka, plaka magjistare 300 vjeçare, bartësja besnike e traditës së fuqishme gojore ballkanike, e mbushur me mite, legjenda dhe këngë epike, që mbijetojnë ngulmueshëm në këtë roman.”

Lexo edhe :  Me konkurrentë nga e gjithë bota/ Tirana Film Office përzgjidhet në 5 më të mirët

Të fundit

Nëna rreh fëmijët e mitur, ish-bashkëshorti e kallëzon në polici

Një 28-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë, pasi ish-bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë...

Nxehen ‘gjakrat’/ Protestuesit hedhin molotov, përfshihet nga flakët Bashkia e Tiranës

Nxehen ‘gjakrat’ para Bashkisë së Tiranës, atje ku po mbahet protesta e opozitës. Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të...

Rrethohet Bashkia e Tiranës, protestuesit hedhin mollë dhe bojë në drejtim të godinës

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës. Para godinës shihet se ka forca të shtuara...

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Pazari i Ri sjell në datat 19-20-21 prill një përvojë unike, që vetëm Funky Days&Nights ofron. Plot tre ditë e net të ngrohta të...

SPAK i sekuestroi celularin/ Kryemadhi: Kisha biseda me Ramën, bënim thashetheme

SPAK i ka sekuestruar deputetes Monika Kryemadhi një celular në shtëpinë e nënës së saj në kuadër të hetimeve për pasurinë që po zhvillohen...

Lajme të tjera

Web TV