Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani pranoi para pak kohësh publikisht lidhjen e dashurisë. Mirëpo, ajo nuk dha detaje për djalin që ka në krahë, duke zgjedhur që identitetin ta mbajë privat.
“Është një djalë simpatik po vetëm simpatik kaq. Nuk mund të them që është as italian as shqiptar pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar. Boll tani”, u shpreh Beniada përballë Edi Manushit.
Megjithatë, mediat rozë kanë zbuluar partnerin e saj, që është Blerti Hajdari, vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”.
Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkes’ i çiftit, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti është ftuar vazhdimisht si një ish-futbollist i mirënjohur.
Në premierën e filmit “Sofia” të Eduart Grishaj ata kanë qene të dy dhe fotot nga “Panorama Plus” e konfirmojnë këtë.