Ironia e fatit! Gazeta e njohur: Britanikët zgjedhin Shqipërinë për të kaluar dimrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se mediat britanike nuk na “shënjestrojnë” vetëm për keq. Pas një ‘furtune’ lajmesh lidhur me emigrantët e paligjshëm, i kanë kushtuar një artikull turizmit shqiptar.

Daily Star ka shkruar për britanikët që gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shqipërinë që të kalojnë muajt e dimrit në Shqipëri.

Duke qenë se Shqipëria ka një klimë të ngrohtë, hotele më të lira se qiratë në Britani dhe alkool të lirë, e ka bërë vendin tonë tërheqës si një destinacion dimëror për britanikët, me faturat e energjisë që arrijnë një nivel të papërballueshëm mes krizës së kostos së jetesës.

Daily Star raporton se jetesa në Shqipëri është mesatarisht 64% më e lirë se në Mbretërinë e Bashkuar. Një zëdhënës i Travel Republic tha: “Shtatori është muaji kur shumica e njerëzve e kalojnë atë në Shqipëri dhe ata priren të qëndrojnë për katër muaj”.

Udhëtimi është gjithashtu i përballueshëm dhe i disponueshëm, me tetë linja ajrore që udhëtojnë në vend, dhe biletat kushtojnë vetëm 24 £.

Një pensionist që udhëton rregullisht në Shqipëri tha: “Unë e vizitoj pasi është shumë më lirë dhe më e bukur se Britania e Madhe në dimër, veçanërisht për momentin. Unë mund të përfundoj me pensionin tim britanik ende në portofol deri në fund të muajit.”

Francesca Masotti, e cila shkruan rregullisht për faqen Culture Trip për Shqipërinë, shtoi: “Një nga gjërat më të mira të udhëtimit në Tokën e Shqiponjave është se do të jeni të mirëpritur nga vendasit. Shqipëria është një nga vendet më miqësore që do të vizitoni ndonjëherë. Shqipëria është gjithashtu një nga vendet më pak të rrezikshme në Evropë. Por vizitorët duhet të sigurohen që të marrin me vete një palë pantallona me bel elastik, sepse kuzhina është fantastike… dhe plotësisht të përballueshme.”

Ky artikull është ana tjetër e medaljes nga ajo që shkruhet për rritjen e numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez.

Të fundit

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Kamionë dhe makina të përfshira/ Aksident masiv te Kthesa e Rinasit, çfarë ka ndodhur

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme tek Kthesa e Rinasit. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe kamionë. Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa...

Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur Durrësi po...

Zbulohen 3 mysafirët specialë që do të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Sonte në Big Brother VIP Albania do të ketë mysafirë. Me rastin e 100 ditëve të nisjes së edicionit të tretë të BBVA, në...

Lajme të tjera

Web TV