Një zjarr masiv është raportuar orët e para të mëngjesit të sotëm në “Boulevard Walk Tower” në qendër të Dubait.
Pranë ndërtesës “Bujr Khalifa”, kulla 35 katëshe ka marrë flakë duke dëmtuar të gjitha katet e kullës, shkruan Daily Mail.
Ende nuk dihet nëse ka pasur viktima apo të plagosur nga flakët që përfshinë të gjithë kullën.
Projekti ishte zhvilluar nga kompania Emaar në vitin 2008.
Policia e Dubait dhe agjencia e çështjeve civile nuk dhanë një deklaratë zyrtare për zjarrin dhe Emaar nuk iu përgjigj përpjekjeve të agjencisë amerikane për ta kontaktuar atë.
Zjarret e shumta në ndërtesat e Dubait në vitet e fundit kanë ngritur pyetje në lidhje me sigurinë, me shqetësime për materialet e përdorura në ndërtim.