“Barça lider”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shorti i Champions League dhe humbja befasuese e Real Madrid ndaj Rayo do të jenë kryefjala e mediave sportive për ditën e sotme.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave botërore sportive për ditën e sotme:

La Gazzetta dello Sport inkurajon Napolin, Interin dhe Milanin në Champions League: “Le të kalojmë 3 nga 3!”,  që të tentojnë kalimin në çerekfinale, pasi kanë shmangur të gjithë emrat e mëdhenj në fushë dhe kanë përballë përkatësisht Eintracht, Porto dhe Tottenham.

Corriere dello Sport hapet me titullin: “Kupa, ju mundeni!“, duke përfshirë edhe shortet në lidhje me play-offin e Europa League.

Tuttosport hapet me deklaratat e fituesit të çmimit Golden Boy, Fabio Miretti : “Unë, në emër të Marchisios”.

Në Spanjë, madrilenia AS shkruan: “Madridi humbet kokën”, duke u fokusuar tek rezultati zhgënjyes i Real Madrid, që humbi çuditërisht derbin me Rayo Vallecanon me rezultat 3-2 dhe bashkë me të kryesimin e tabelës.

“Barça lider” është titulli i katalanases Mundo Deportivo. Pas rënies së Madrilenëve ndaj Rayos, Barça ruan kreun e La Ligas dhe tani është dy pike para.

Prestigjiozja Marca hapet me titullin “Gjigandi ishte Rayo”, duke u lënë në focus paraqitjen skandaloze të lojtarëve ‘Los Blancos’.

Të fundit

Rike nxjerr zbuluar produksionin: Do dilja, por ma mbushi mendjen mami me motrat

Aludimet se banorët e BBV3, nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita...

Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në...

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Sipas informacioneve,...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Lajme të tjera

Web TV