“Nis orteku që merr përpara çdo gjë”/ Braçe i ashpër: Berisha dhe serbët janë një!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 12 nëntor, vetëm pas pak ditësh, do të mbahet protesta e opozitës, e thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha.

Ky i fundit, i ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, tha se në 12 nëntor do të ketë një ortek që merr përpara çdo gjë.

Për kësaj deklarate ka reaguar ashpër deputeti i PS, Erion Braçe i cili tha përpjekjet e Berishës janë për destabilizim të Ballkanit. Braçe shkruan se nëse do cënohen institucionet në 12 nëntor dhe do ketë dhunë, atëherë Berisha do përballet me ligjin.

“UNE E NISA DITEN ME KAQ SHUME DHUNE!

Lajmet e mengjesit mbi deklaratat e dhunshme te Salih Berishes dje ne mbremje!

Tre gjera dua te them;

Pergatitja e Salih Berishes per dhune gjate kesaj jave ne Tirane, kunder qytetareve e kunder institucioneve, eshte vetem kaq, PERPJEKJE PER DHUNE, por e perputhur germe per germe me perpjekjen e SERBEVE NE KOSOVE, ekstremisteve serbe ne Kosove e Serbi, per te DESTABILIZUAR, KOSOVEN, SERBINE, BALLKANIN;

Sali Berisha dhe ATA, jane nje, jane bashke, perhere ne momente te tilla!

Kjo perpjekje per dhune, ndodh fare pak dite para, nje takimi historik, me BASHKIMIT EVROPIAN DHE BALLKANIT PERENDIMOR ketu ne TIRANE e ku rolin udheheqes e kemi ne, SHQIPERIA!

Pas kaq shume ngjarjes-mes tyre edhe me sukses ne destabilizim, pas kaq kohesh pengmarrje te vendit, jetes se njerezve permes DHUNES, deri VRASJEVE, ka ardhur dita qe SALIH BERISHES TI TREGOHET LIGJI;

Ka precedent per te, e ka krijuar ai qe ka ne krah!”, shkruan deputeti socialist.

 

 

Të fundit

VIDEO/Kombëtarja e nis me ngjyrën e zezë, Shqipëria vesh uniformën e tretë kundër Anglisë

Për ndeshjen kundër Anglisë, kombëtarja shqiptare e futbollit do ketë të veshur uniformën e tretë, atë të zezë. Duke...

LIVE! Partia Socialiste çel fushatën në Tiranë

LIVE! Partia Socialiste çel fushatën në Tiranë S,M

E diela, ditë vendimtare për imamologun, çfarë do të bëjë Erdogan?

Vdekja jote, jeta ime. Kjo frazë përmbledh atë që ka ndodhur në Turqi ditët e fundit, pasi ndalimi i përkohshëm i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu,...

Punonjësit e urgjencave i dhurojnë jelek, Rama batuta: Do ta vesh kur të rrah ministrat

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin e 10-vjetorit të ngritjes dhe funksionimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencave mjekësore. Në fund të fjalës së tij,...

Shqiptarët harxhojnë rreth 3.4 mln euro në vit për Netflix

Netflix është një nga platformat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet kohët e fundit në mbarë botën. Mesa duket, edhe shqiptarët nuk...

Lajme të tjera

Web TV