“Dëgjo këtu zotrote!”/ Alibeaj nuk mban më: Të sanksionohet gjuha e kryeministrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Enekelejd Alibeja ka kërkuar të sanksionohet gjuha e përdorur nga kryeminstri Edi Rama ndaj opozitës në Kuvend.

“Kryeministri që po ikën duhet të dëgjojë diçka. Ulu, ulu. Bedelë, budallenj, i pa fe, dele, të shitur. vetëm një njeri që mund të ngrihet në pikë të mëngjesit dhe ka një hall vjen në Parlament dhe përdor këtë gjuhë.

Ai do të donte t’ia kthenim me të njëjtën gjuhë. Unë i kërkova vetëm një gjë të thjeshtë, nxirr letrat. Ky fjalor ndryn gjithë këtë Parlament. Këto fjalë janë të tilla që meritojnë një sanksionim nga kryetarja e Kuvendit. Ju duhet të shpreheni tani”, tha Alibeaj.

Ndërkohë që Rama i është përgjigjur sërish me të njëjtën gjuhë.

Dëgjo këtu zotrote. Këto janë më të rënda se sa e vërteta që ju jeni këlyshë të rrahur që të vegjël kur keni hyrë te dera e Shupit. Ju bëni si llazore edhe ky është një fakt. Ju jeni të pa fe, pa din, pa iman dhe keni lënë prova.

Ti je një krye bedel i një tufe bedelësh që nuk kanë din, iman dhe Atdhe”, iu drejtua Rama.

Të fundit

Atentat në Poloni! Zelensky shpëtoi për mrekulli, zbulohen detajet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte shënjestra e një komploti vrasjeje që do të kryhej nga një pensionist ushtarak polak,...

Aksident dhe sherr, policia nxjerr pamjet, çfarë ndodhi në Vlorë

Policia ka publikuar pamjet e aksidentit që degjeneroi edhe në dhunë, ditën e sotme në Vlorë, duke dhënë edhe sqarime për ngjarjen. Bëhet me dije...

Ylli i Premier League flet publikisht: Dua Barcelonën, Spanja është e bukur

Lojtari i Manchester United, Marcus Rashford, ka thënë se do të dëshironte t'i bashkohej Barcelonës këtë verë dhe të luante me Lamine Yamal. Ai...

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi të hënën ministri...

Taulant Balla takohet me shqiptarë të suksesshëm: Ju kontribuoni për Shqipërinë

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka zhvilluar një takim të veçantë me dy përfaqësues të komunitetit shqiptar...

Lajme të tjera

Web TV