“Faji më i madh i jetës sonë”, Nora Malaj tregon bisedën që nuk e dinim me Grida Dumën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka folur për miken e saj, Grida Duma, e historinë e saj si një politikane në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Nora Malaj tregoi para kamerave se çfarë tha Grida Duma në momentin që të gjithë po shkonin për të lënë mandatet e tyre në vitin 2019.

“Grida është natyrë anti-konformiste, edhe pse ka bërë konformiza për hir të partisë. Në momentin kur do të jepni mandatin më tha, nuk e kuptoj se pse na ka kapur gjithë kjo histeri dhe nuk e kuptojmë çfarë po bëjmë. Do të vijë një moment tha, që ne do të themi, ne kemi bërë fajin më të madh të jetës sonë,”-tha në fjalën e saj Malaj.

VIDEO e deklaratës: 

Në vitin 2019, në muajin shkurt, opozita asokohe e përbërë nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi vendosi që të dorëzonte mandatet e fituara nga zgjedhjet e përgjithshme të 2017. Hera e parë në historinë e vendit që një gjë e tillë ndodhi, ndërsa ulëset në Kuvend nga ana e opozitës nuk u plotësuan kurrë plotësisht, por u zëvendësuan me kandidatët e tjerë nga listat. Asokohe ndër të vetmit që nuk e dogjën mandatin ishin deputetët Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, ndërsa kundër marrëveshjes Basha-Kryemadhi doli edhe ish-presidenti Ilir Meta.

Të fundit

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga...

Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë një grup më profesional, me...

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve Nr.1, ‘Iraniani”, shkoi dhe bëri...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV