Franca ‘blindon’ Greqinë, tremb Turqinë me “Bishat Rafaele”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konfliktin Greqi-Turqi, Franca e ka bërë të qartë se në anën e kujt është.

Ndaj, së fundmi Forcave Ajrore të Greqisë i janë bashkuar edhe dy avionë luftarakë francezë, Rafaele, njëvendësh të tipit H3R.

Rafales mbërritën në aeroportin Tanagra në një ditë simbolike për Forcat Ajrore, në ditën e festës së Kryeengjëllit Michael. Ndryshe nga gjashtë Rafalet e përdorura që tashmë janë marrë në muajt e kaluar, dy avionët që kanë mbërritur tashmë në vendin fqinj janë të rinj.

Dy avionët e rinj do të shërbejnë në skuadrën e 332-të të krahut luftarak 114, në bazën ajrore Tanagra.

Në total, tani, nga gjithsej 24 luftëtarë francezë që janë kontraktuar për t’u marrë, Forca Ajrore ka marrë tetë. Sipas marrëveshjes fillestare, nga 24 avionë, 12 do të jenë të rinj dhe 12 të tjerë të përdorur.

jë nga elementët e veçantë që e dallon Rafalen nga çdo avion tjetër luftarak në shërbim të Forcave të Armatosura Greke apo nga ata të forcave të tjera, janë dy motorët, të cilët ofrojnë “mbijetueshmëri” shumë të lartë.

Ata i japin Rafales një rreze veprimi prej më shumë se 1000 milje nga pika e ngritjes, pasi diapazoni i tyre (duke llogaritur rrugën deri në pikën më të largët të misionit dhe distancën për t’u kthyer në bazën e tyre) arrin 2800 milje.

Marrëveshja për blerjen e këtyre avionëve u nënshkrua pas nisjes së tensioneve në Egje mes Turqisë e Greqisë. Vendi fqinj synon të balancojë fuqinë ajrore në rajon me Turqinë me blerjen e këtyre avionëve.

Të fundit

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Lajme të tjera

Web TV