Një automjet ka marrë flakë në lagjen e spitalit në Lezhë.
Mësohet se pronari i mjetit është Nard Ndreu.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme dhe dyshohet se është e qëllimshme.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.