Nëntë persona, midis tyre tetë fëmijë kanë ndërruar jetë në mënyre tragjike, kur flakët e zjarrit përfshinë apartamentin po jetonin në provincën veriperëndimore turke të Bursës.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së martës, 8 nëntor.
Sipas mediave vendase viktimat janë nëna, gjashtë fëmijët e saj dhe dy nipërit e saj, të cilët jetonin përkohësisht në apartamentin që u shkrumbua nga zjarri.
Mësohet se viktimat janë refugjatë sirianë. Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë. Autoritetet thanë se viktimat vdiqën nga asfiksia për shkak të tymit nga flakët e zjarrit.
Sipas medieve turke babai i gjashtë fëmijëve ishte jashtë apartamentit në momentin e zjarrit. Ai u lëndua ndërsa përpiqej të shpëtonte fëmijët dhe bashkëshorten.