Fitues i tripletës me Interin, Cambiasso trajneri favorit për pankinën e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare luajti dje miqësoren e parë për këtë muaj ndaj Katarit në Spanjë, në drejtimin e Edi Rejës, që me shumë mundësi i kanë mbetur edhe dy ndeshje në stolin kuqezi, atë me Italinë në 16 nëntor dhe tri ditë më vonë me Armeninë. Një tjetër emër i ri ka dalë në skenë për të marrë “timonin” e Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Esteban Cambiasson, ish-lojtarin e Interit dhe kombëtares argjentinase.

Me italianin Edi Reja, i cili është edhe në muajin e fundit të kontratës, FSHF po punon për të gjetur një zëvendësues, edhe pse ndarja me 77-vjeçarin pritet të bëhet pas miqësoreve me Italinë dhe Armeninë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, përveç Marco Giampaolos, i cili po ashtu është një pistë, në skenë ka dalë edhe emri i Esteban Cambiassos. Mësohet se fituesi i tripletës së famshme me Interin ka darkuar me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe ka pasur edhe një bisedë për këtë gjë.

Madje argjentinasi ka qenë në takim edhe me kryeministrin e vendit Edi Rama. Edhe pse akoma nuk kemi asgjë zyrtare, Cambiasso është një nga kandidatët potencialë për të udhëhequr Shqipërinë në rrugën e kualifikueseve të Europianit, të cilat do të nisin vitin e ardhshëm.

Argjentinasi e mbylli me futbollin e luajtur pesë vite më parë, kur aktivizohej për Olimpiakosin në Greqi, ndërkohë karriera e tij është tek Interi, ku qëndroi për 10 vite nga 2004 deri në 2014. Ai ka veshur edhe fanellën e Real Madridit, Leicesterit apo River Plate dhe Independiente në Argjentinë. Është gjithashtu fitues i tripletës së famshme me Interin dhe pesë kampionate në Serinë A.Leicester sign former Internazionale midfielder Esteban Cambiasso |  Leicester City | The Guardian

Cambiasso aktualisht është 42 vjeç, ndërkohë sapo la futbollin përfundoi edhe kursin e trajnerit në Koverçano. Ai e nisi duke stërvitur ekipe të reja në Serinë C dhe më pas roli i tij i fundit si drejtues është kur në 2018-ën hyri në stafin teknik të Zhoze Nestor Pekerman, trajnerit të Kolumbisë, për Botërorin e vitit 2018. Nga maji në shtator, aventura e tij te Kolumbia përfundoi shpejt, me largimin e Pekerman.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV