Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Lulëzimi i agroturizmit, shqiptarët i vërsulen mishit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Në tërësinë tonë, në ditën e pushimit, na duhet të gjejmë një lokal të mirë e të lirë, që të hamë një drekë shëmbullore me të cilën të plotësojmë dhe defiçitet e javës. Ata që kanë më pak mundësi vijnë rrotull lagjes, të tjerë me pak më shumë para në xhepa, dalin nga qyteti për të gjetur një atraksion diku rrotull zonës dhe kategoria e tretë që nuk i dhemb koka për punë parash, del nga qyteti për të gjetur një venddrekimi diku larg. Mundësisht sa më larg.

Por sot, nuk ka nevojë të lodhesh shumë për të gjetur një restorant fshati ku haet vençe, bulmet baxhoje, domate e qepë baçeje e mish nga bagëtitë e tufës.

 U bënë disa vite të paktën, që në zonat rurale të Shqipërisë janë ngritur ato që në gjuhën e sotme i quajmë “agroturizëm”. Nga një fermë me lope e dele, me pula e pata, dhe prodhime nga toka përkarshi. E gjitha kjo përfaqësohet nga një restorant në bash të vendit. Ka taverna që ujin ta ofrojën të ftohtë nga pusi a burimi, por ka dhe shumë të tjera që të thonë se e kanë të amballazhuar në qelq e kushton ca. Kjo nuk ka të bëjë me agroturizmin, por ec mo… “nuk zemërohet njeriu për një fletë presh”, – thotë një fjalë e urtë popullore.

Çështë e vërteta, kjo modë i ka kthyer njerëzit në punë, për të mbjellë tokat të cilat vite më parë u braktisën pasi shumëkush iu sul emigracionit dhe punoi për tokat e grekut dhe të italianit.

Sot, me ca para më shumë në xhep, shumë nga këta shqiptarë i janë rikthyer tokave të tyre, ato që kanë përfituar nga ligji 7501 por dhe toka të mara me qera atyre që përtojnë t’i futen punëve të bujqësisë. Dhe kanë ngritur nga një lokal ku jo vetëm fundjavave mund të drekosh apo të qëndrosh dhe darkave vonë. Ky lloj agroturizmi, e ndesh kudo, por për ata që kanë më pak mundësi e gjejnë edhe nëpër periferinë e çdo qyteti.

Duke shkuar pas një aventure të shkurtër, – si përvojë personale – qëlloi të futesha në një rrugë, që nuk ishte rrugë, e thashë se ma theu makinën në mes, por që gjithsesi me pak sakrificë më çoi deri në destinacion, pikërisht në një model agroturizmi. Jemi në zonën e fshatit Mumajes, të rrethit të Tiranës dhe dy janë mundësitë për të mbërritur atje, ose nga Baldushku ku tre kilometra duhet t’i bësh në një rrugë pa rrugë, ose nga Petrela ku gjithsesi rruga në dispozicion është po ajo që ka hapur ushtria nja 50 a 60 vite më parë e ku kalonin vetëm ZIS-a dhe IFA- dy diferencialshe. Por ti lemë vështirësitë e rrugës. Se edhe kur e ke të shtruar e autorstradë sërish go grindemi e nuk zemë karar.

Lexo edhe :  Nëntori, muaji i Alfabetit, Pavarësisë dhe... kujtesës historike që sot duket kaq absurde

Pamja është mahnitëse

Kudo që të hedhësh sytë gjen toka të punuara, pemë të mbjella dhe… plot restorante. Kafenera po se po. Janë vende ku haet mish qengji e keci, deri e lope, pulë fushe e gjel deti por dhe të përbrendshme kafshësh miks. Sepse në Shqipëri, moda e e të ngrënit mish nuk ikën asnjëherë. Në shumicën dërmuese të lokaleve do të ndeshësh të parkuara dhjetra makina. Çfarë nuk bëjnë njerëzit për të ngrënë, – them me vete dhe më kujtohet shprehja lapidar e Molierit tek Kopraci, kur ekonomi i zotit Harpagon me emrin Valer i mbante leksion usta Jakut i cili veç të tjerash ishte dhe kuzhinier e që kërkonte të përgatiste një darkë ku në mes të trapezës të vendoste nja dy qingja të shkuar në hell: “Pandehni se zotëria po i fton miqtë që t’i mbysë në të ngrëna. Shkoni lexoni rregullat shëndetësore dhe pyesini mjekët nëse ka gjë më të keqe për njerinë se sa të hajë jashtë mase”. Dhe pas kësaj vjen thënia brilante që e la pa fjalë Harpagonin koprac që kërkonte t’u jepte të ftuarve të tij në një ceremoni martese vetëm ujë: “Hamë që të rrojmë dhe nuk rrojmë që të hamë”. Dhe Harpagoni që i thosh ekonomit të tij: “Ja kjo është ligjërata më e bukur që kam dëgjuar në jetën time, do t’i gdhënd me shkronja të arta në oxhak të dhomës së bukës”

Kjo është situata e mishit në trapezë, që megjithëse thonë se është fort i dëmshëm, i yndyrshëm dhe kanceroz, sërish nuk mungon. Ndaj manisë për të ngrënë një pjatë me mish të dhjamur, i shtojmë dhe një grusht ilaçesh nga pas.

Epo…, kjo është jeta.

Gjithsesi, agroturizmi po kthen Shqipërinë atje ku duhej. Nga një vend që aspironte të kthehej në industrialo-bujqësor, në një vend bujqësor me industri të lehtë përpunuese. Se kurrizi ynë nuk e mban dot industrinë e rëndë. Kur Hrushovi e këshilloi Enver Hoxhën: mbillni agrume, ai iu kundërpërgjigj duke ngritur metalurgjikun. Tangërllëk shqiptarësh, do thotë ndokush. Mirëpo tani që edhe industrinë e rëndë e kemi çuar për skrap, kemi filluar të mbjellim ullinj e agrume. Kështu na kujtohet Hrushovi, që si lider suprem i Bashkimit Sovjetik, i thosh shokut Enver me pompozitet: “Mbillni agrume, se sa grurë u duhet ju ne na i hanë minjtë nëpër hambarë”

“Rrofsh or bablok për këshillën e vyer”

Në fund të fundit duhet të bëjmë aq sa na takon.

Të fundit

Rama publikon shifrat: Mbi 51 mijë pensionistë tërheqin bonusin

Mbi 51 mijë pensionistë kanë tërhequr bonusin e fundvitit. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama. Në total, bonusin e përfitojnë...

Po afron periudha e dhuratave! Zbuloni dhuratën perfekte për çdo shenjë të horoskopit!

Krishtlindjet po afrojnë dhe ndoshta po kërkoni një ide për dhuratën që do të bëni për personat tuaj të dashur, por ende nuk keni...

“Suel Çela punon për Berishën”/ Ish-kryeministri komenton akuzat e Bardhit: Nuk vlejnë…

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me përgjimet e “SKY Ecc” për Sule Çelën dhe lidhjet e tij...

Bonusi për pensionistët/Gonxhja:Vendimet e mëparshme kanë çuar në një vështirësi të tillë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Goxhja, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për bonusin e pensionistëve dhe skemën e pensioneve....

Pensionet/ Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se mbi 50 mijë pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Lajme të tjera

Web TV