Pistoleta që shkaktoi Luftën e Parë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ROLAND QAFOKU

Kjo është pistoleta orgjinale gjysmëautomatike që vrau Arqidukën Franz Ferdinand të Perandorisë Austro-Hungareze dhe bashkëshorten e tij dukeshën Sophie më 28 qershor 1914.

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Sarajevë të Bosnjes ishte pikërisht ajo që shërbeu si shkak për të nisur Luftës së Parë Botërore, ose Luftën e Madhe siç u quajt në atë kohë. Një muaj pas kësaj ngajrje Austro-Hungaria i deklaroi luftë Serbisë dhe zinxhiri i shteteve që u pozicionuan pro njërës dhe kundër tjetrës sollën Luftën e Madhe.

Kjo pistoletë tashmë është ekspozuar në Muzeun e Historisë Ushtarake në Vjenë dhe nga ekspertët vlerësohet si arma që ka vrarë 8.5 milionë njerëz. Por dora që tërhoqi këmbëzën ishte e studentit 20-vjeçar serbo bosnjak Gavrilo Princip, një ultranacionalist që ishte pjesë e atyre qarqeve që synonin Serbinë e madhe duke marrë sa më shumë toka dhe troje nga fqinjët nën preteksin absurd se kishin luftuar dhe fituar nga Perandorisë Osmane.

Në foton e dytë paraqitet faqja e parë e revistës “La domenica del corriere” (E diela e korrierit) në të cilën është pikturuar momenti kur është kryer vrasja. Detajet janë mbresëlënëse. Princi është “fiksuar” teksa qëllon dukeshën pasi ka mbaruar punë me arqidukën.

Shikoni detajet e tjera: Shoferi i makinës, rojet, një kapele e rrëzuar në tokë apo dikush që ndjek ngjarjen në një dritare. Edhe pse Konferenca e Ambasadorëve në Londër i kishte dhënë Serbisë Kosovën dhe shumë toka në veri të Shqipërisë, Serbia synonte daljen në Durrës. Ultranacionalistët serbë nuk e gëlltisnin faktin që Austro-Hungaria kishte mbështetur pavarësinë e Shqipërisë dhe një nga reagimet e tyre ishte pikërisht kjo vrasje e dyfishtë. Që nga lashtësia, rrallë kishte ndodhur që një vrasje të shkaktonte një luftë të madhe. Më shumë se 3 mijë vjet më parë rrëmbimi i Helenës, shkaktoi Luftën e Trojës që zgjati 10 vjet dhe shkaktoi mijra viktima dhe shkatërrimin total të një qyteti.

Lexo edhe :  Sali Berisha është Sali Berisha

Vrasja e Arqidukës Ferdinand dhe Dukeshës Sophie shkaktuan Luftën e Parë Botërore që shkaktoi 25 milionë viktima dhe ndryshoi hartën e shteteve në Evropë. Dhe gjithçka nga ajo pistoletë që ndodhet në muzeun e Vjenës.

Të fundit

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Kamionë dhe makina të përfshira/ Aksident masiv te Kthesa e Rinasit, çfarë ka ndodhur

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme tek Kthesa e Rinasit. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe kamionë. Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa...

Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur Durrësi po...

Zbulohen 3 mysafirët specialë që do të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Sonte në Big Brother VIP Albania do të ketë mysafirë. Me rastin e 100 ditëve të nisjes së edicionit të tretë të BBVA, në...

Lajme të tjera

Web TV