Me 5000 lekë në ditë, dhjetëra gra nga periferia e Tiranës kishin shkuar në Berat, duke punuar në mënyrë të jashtëligjshme në një serë kanabisi.
Ky fenomen sipas ekspertit të punësimit Erjon Muça, vjen si formë emigracioni i brendshëm për çështje ekonomike dhe paga më të larta.
Muça tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, se ato kanë shkuar për të siguruar të ardhura për të jetuar normalisht, pasi nuk kanë burime të mjaftueshme dhe se vendimmarrja për të punuar vjen në mënyrë pragmatiste.
‘Edhe gratë, por edhe burrat kanë vështirësi reale për mundësi dhe hapësira për punë, në mungesë të gjetjes së këtyre hapësirave bëjnë pakt me veten për të përzgjedhur dhe përfshirjen në forma dhe në mënyra të paligjshme, punësimi thjesht dhe vetëm për të siguruar ato të ardhura për të jetuar normalisht. Një pjesë e mirë e atyre që përfshihen në burime të paligjshme, nuk kanë burime të mjaftueshme të ardhurash. Largesa apo puna jashtë zonës së fshatit ka kosto të larta për ta. Zgjedhja apo vendimmarrja në këtë rast bëhet në mënyrë pragmatiste duke u orientuar apo duke aksesuar këtë natyrë punë në këtë rast. Është një formë emigracioni i brendshëm që shumë individë me arsim elementar apo deri të mesëm përzgjedhin që të bëjnë mjafton mos të largohen nga Shqipëria, mjafton që të gjejmë mundësinë për ta gjetur këtë pune.’- u shpreh Muça.
Shpesh herë, thotë eksperti, punëtorë as nuk janë të ndërgjegjshëm se janë përfshirë në një veprimtari të paligjshme, por e cilësojnë si një punë të ndershme.
‘Këta nuk janë as të ndërgjegjshëm dhe as koshintë. Që janë përfshire në veprimtari të paligjshme por e cilësojnë punë si një punë të ndershme si rrjedhojë e raportit të personit që i ka marrë në punë, por kjo nuk pre supozon shmangien nga përgjegjësia penale. Një nga problematikat më madhore, ndër të shumtat, është niveli i pagave kryesisht për punëtorët me arsim të ulët apo të mesëm, duke i shtyrë mes dy mundësish ose të përfshihen në veprimtari të paligjshme për të marrë një pagë më të lartë ose të largohen jashtë vendit.’- tha ekperti i punësimit.