Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, është kthyer përsëri në qeli dy ditë më parë. Gjykata e Posaçme e Apelit pranoi kërkesën e SPAK dhe vendosi ta rikthejë në qeli politikanin e akuzuar për aferën e inceneratorëve.
Nga raportimet mediatike, bëhet me dije se Bllako është dërguar në qelitë e Durrësit, atje ku ndodhet dhe ish-ministri Lefter Koka. Ky i fundit është arrestuar dhe akuzohet për të njëjtën aferë, atë të inceneratorëve.
Po sot, togat e zeza kanë marrë në dorëzim akt-ekspertimin e gjendjes shëndetësore të Lefter Kokës, pasi avokatët e tij pretendojmë se ish-ministri ka probleme shëndetësore. Në fakt, në të paktën dy raste ai është dërguar për mjekim në spitalin e burgut.
Seanca e radhës u caktua të mbahet të premten e ardhshme, ku do të vendoset edhe në lidhje me kërkesën e bërë nga mbrojtja e ish-ministrit. Lefter Koka kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në një masë më të butë.