Protesta e opozitës/ Dhunë apo paqe, skenarët që pritet të ndodhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita do të mbajë protestë sot në orën 16.00, por nuk dihet kur dhe si mund të përfundojë. Nga skenari protestës paqësore, deri tek incidentet e mundëshme. Çfarë nënkupton Berisha me fjalinë: “qytetarët t’i dalin Zot vetes” dhe reagimet e Ramës.

Protesta e opozitës që do të zhvillohet sot deri më tani është e mbuluar me të fshehta si do të organizohet dhe me pyetjen nëse do jetë e dhunshme. Gjithçka varet si nga masiviteti ashtu edhe drejtimi që do u japin liderët politik, veçanërisht Sali Berisha. Deri më tani kreu i PD-së ka lënë të hapur mundësinë që protesta të jetë e madhe, e fuqishme dhe e vendosur. Ma fjalën “qytetarët ti dalin Zot vetes”, përfshihet mundësia që turma e acaruar mund të tentojë dhunë ndaj kryeministrisë dhe përplasje të mundëshme me forcat e policisë. “Në prag të protestës madhështore të 12 nëntorit, dëshiroj tju ftoj të reflektoni mbi drejtimin që po ecën Shqipëria. Në rast se ju ndjeheni të kënaqur, me mundësitë që Shqipëria ofron me arsimin me rrogat me çmimet, ju nesër mund të qëndroni në shtëpi, por nëse ndiheni të pakënaqur me gjithë këto e të pafuqishëm për të bërë ndryshimin që doni, ju ftoj të bashkoheni me protestën e qytetarëve shqiptarë. Prania juaj në protestë nuk është një akt partiak, por një dalje zot për të ardhmen tuaj dhe të vendit që ndodhet në rrezik. Në vitet 90 unë bashkë me bashkëmoshatarët tuaj kryem detyrat tona ndaj vetes kombit dhe Shqipërisë”. Kjo ishte thirrja e bërë nga Berisha pasditen e djeshme nëpërmjet rrjeteve sociale. Duke ia lënë në “duar” protestuesfe formën e reagimin me fjalinë “dilni për Zot” lihet e hapur mundësia e incidenteve të mundëshme. Gjithashtu Berisha është shprehur se duke nisur nga sot qytyetarët do të kalojnë në “mosbindje civile”, e cila nënkupton thuajse mosnjohjen e institucioneve, bllokime rrugësh, shmangie detyrismesh dhe masa të tjera. “Opozita është në protestë, populli opozitar është në protestë kundër kësaj qeveri dhe populli opozitar do të përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij në protestë sepse ne nuk mund të pajtohemi kurrë me shpërbërjen e kombit shqiptar nga konfiskimi i lirive të shqiptarëve nga një qeveri  lidhur kryekëput me krimin, drogën, vjedhjen, mashtrimin. Ne e kemi shumë seriozisht këtë betejë. Kemi pasur një periudhë që kemi pasur probleme organizimi, riorganizimi, kemi primaret të cilat po ecin shumë mirë dhe që do i vazhdojmë me vendosmërinë më të madhe, por nga ana tjetër kemi armikun e votës dhe të lirive. Me të ne do përballemi siç e meriton”, deklaroi Berisha. Po gjatë ditës së djeshme i pyetur për incidentet apo kohëzgjatjen e protestës Berisha u shpreh se: “Policia në interesin e saj më të mirë të mos bëhet mercenare e Edi Ramës. Këtë i them policisë unë. Ka kushtetutë, protestuesit janë fuqia morale e vendit, mjerë ai që i prek. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli opozitar, sa ti teket popullit opozitar. Ai nesër është sovrani”-theksoi Berisha. Në këtë protestë do të jetë edhe Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta. Që të dy janë dakordësuar jo vetëm për datën dhe orën, por edhe për formën e saj.

Lexo edhe :  Ilir Meta prezanton ekipin e tij në Partinë e Lirisë

Qëllimi i protestës

Gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale mbajtja e protestave nga opozita duket disi e pazakontë, pasi çdo forcë politike ka për qëllim që të përzgjedhë kandidatët dhe hartojë programe lokale të cilat do të afishohen përgjatë fushës. Megjithatë opozita nuk është në një situatë normale, ku së pari ka probleme të mëdha Brenda saj me dy rryma në PD dhe mundësisë që Grupimi Basha të dalë me kandidatë më vete, çka në kushte të tilla do ia vështirësonte maksimalisht opozitës mundësinë e fitores. Gjithashtu, nëse do të arrihet pjesëmarrje massive, si protesta e mbajtur më 7 korrik, Berisha arrin që të ushtrojë “presin” edhe ndaj Gjykatës së Apelit e cila për disa javë rresht po mban peng vendimin nëse do të njohë si kryetar Berishën, apo Alibeajn, ku ky i fundit pretendon se është kryetar i komanduar dhe se zyrtarisht konsiderohet ai kryetar në detyrë. Fakti që deputetët e Grupimit Basha, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj nuk do të marrin pjesë në protest, tregon edhe më shumë përçarjen Brenda opozitës, e cila do të reflektohet më së shumti në zgjedhje. Tregimi i forcës nga pjesa e Berishës është një mesazh më shumë për të tijët sesa qëllim që nëpërmjet protestave do të rrëzojë qeverinë Rama. “Protesta dhe zgjedhje” është moto që Berisha ka shfaqur, por mënyra si do të shkohet në kutitë e votimit mbetet për tu parë pikërisht nga forma e protestave.

Rama përballë protestave

Prej ditësh kryeministri Rama ka shpërsuar gjuhën politike kundër rivalëve duke përdorur shpesh fjalor të rëndë si: “bedelë”, Dele”, “të pa fe”, apo edhe “të shitur tek Rusia”. Rama nuk vepron instiktivisht dhe gjoha e përzgjedhur duket se ka për qëllim që të denigrojë sa më shumë kundërshtarët politik, që edhe pse të përçarë gjithsesi mbajnë në duar flamurin e opozitarizmit. I ndodhur në vështirësi qeverisës me çmime të rritura të ushqimeve, karburantet e rritura dhe me krizën e pranishme energjitike Rama e ka të qartë se pakënaqësia popullore për shkak të situatës jo të mirë ekonomike është e madhe. Megjithatë ai po tenton që kjo lloj pakënaqësie qytetarë të mos gjejë “mbështetje” tek opozita dhe veçanrisht tek dushja Berisha-Meta. Shpeshtimi i fjalëve se Berisha është “non grata” amerikane që mbahet me rubla ruse. Etiketimi në këtë formë nga ana e Ramës është një zgjedhje e cila synon që të denigrojë sa më shumë kreun e PD-së. Megjithatë vetë Rama është po aq I instersuar sa Berisha dhe Meta për të parë sa e madhe do të jetë prania e qytetarëve në protestën që do të nisë në orën 16.00 të ditës së sotme dhe nuk dihet se sa do të zgjasë, ndonëse policia e kryeqytetit ka dhënë lejë për zhvillimin e saj për dy orë.

 

 

Të fundit

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Pazari i Ri sjell në datat 19-20-21 prill një përvojë unike, që vetëm Funky Days&Nights ofron. Plot tre ditë...

SPAK i sekuestroi celularin/ Kryemadhi: Kisha biseda me Ramën, bënim thashetheme

SPAK i ka sekuestruar deputetes Monika Kryemadhi një celular në shtëpinë e nënës së saj në kuadër të hetimeve për pasurinë që po zhvillohen...

11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj, është një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior që mbahet në Itali. Ajo është ngjitur në...

‘Le Figaro’: Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

Me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat bruz të detit Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e...

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Nga Namir Lapardhaja Një ditë pasi Gazment Bardhi foli për rikthimin e Berishës në PD, duke qenë se ai është kryetar i asaj partie, ka...

Lajme të tjera

Web TV