Granit Xhaka flet për shqiponjën në ndeshjen ndaj Serbisë: “Nuk duhej ta kisha bërë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte viti 2018 dhe po zhvillohej Kampionati Botëror në Rusi, ku në të njëjtin grup ishte Zvicra me Serbinë.

Po flasim për dy shtete krejt të kundërta, sikur mos të ishte përfaqësuesja helvetike e mbushur me futbollistë me rrënjë shqiptare.

Provokimi nuk ka munguar në asnjë moment nga serbët dhe në atë ndeshje dy futbollistët tanë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan gola për ta përmbysur Serbinë dhe për t’i siguruar tre pikë të mëdha Zvicrës.

Shënimi i golave nga dy futbollistët me prejardhje nga Kosova u festua me shqiponjën dy krenare dhe kaq mjaftoi që të bëhej kryetemë e mediave botërore.

Por jo vetëm futbollistët shqiptarë e bën shqiponjën me duar, pasi atyre iu bashkua edhe kapiteni Stephan Lichtsteiner dhe Xhaka e Shaqiri u dënuan edhe me nga një gjobë prej 10 mijë euro.

Gjithsesi e bukura ishte se dy shqiptarët gjunjëzuan Serbinë.

Katër vite pas asaj kohe, tani në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, Zvicra dhe Serbia janë sërish në të njëjtin grup, por duket se më nuk do të ketë festim me shqiponjë, edhe pse këto janë vetëm deklarata dhe në lojë emocionet mund të ndryshojnë.

Në një intervistë për gazetën zvicerane Blick, Granit Xhaka thotë se nuk duhej ta bënte festimin me shqiponje.

“Po, ju kam dhënë gjithmonë histori të mira me Kombëtaren (qesh). Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen me Serbinë, përveç shqiponjës. Nuk duhej ta kisha bërë këtë”, thotë Xhaka.

A ju pushtoi atmosfera dhe urrejta që është hedhur mbi ju? “E dini, unë kam pasur dy momente të rënda në karrierën time. Një në ndeshjen me Arsenalin ndaj Crystal Palace kur më sulmuan dhe atë në ndeshjen kundër Serbisë kur bëra atë gjest”, vazhdoi tutje Xhaka.

Lexo edhe :  Episodi i rracizmit me Juan Jesus, gjykata sportive jep vendimin për Acerbi

Ndërkohë Blick shkruan se emocionet e Xhakës janë të shpjegueshme, pasi babai i Granitit, Ragipi ishte i burgosur politik nga serbët për tre vite.

“Ajo që përjetoi babai im është diçka që nuk do t’ia dëshironi askujt. Deri më sot e di vetëm gjysmën e kësaj historie të tmerrshme. Kur isha 20-vjeçar, doja të dija çdo detaj. E pyeta dhe e pyeta derisa babai im iku sepse nuk duronte më. Tani e di që duhet të jem i kujdesshëm. Ishte një kohë e keqe për të”, vazhdoi tutje Graniti.

Jo vetëm Ragip Xhaka, por askush nga familja e Granitit nuk do të udhëtojë drejt Katarit për Botërorin. “Jo, babai qëndron në shtëpi. Askush nga familja ime nuk do të jetë në Katar”, thotë Xhaka.

Të fundit

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk...

Lezhë/ Shoferi del nga makina e grushton kalimtarin, i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura...

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion...

Ja çfarë ndodh me trupi tuaj nëse konsumoni çdo ditë bukë të nxehtë

Shkencëtarët francezë kanë arritur në përfundimin që produktet me tharmin e fermentuar të cilat shpesh ndodhen në bukën e nxehtë ndikojnë në rritjen e...

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Shqipëria ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike. Ministria e Jashtme njofton se në...

Lajme të tjera

Web TV