VIDEO/ Arsenali mposht me lehtësi Wolvesin dhe vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsenali ka fituar me rezultat 2-0 në transfertën te Wolverhampton Wanderers në ndeshjen e javës së 16-të në Premier League.

Ekipi i Mikel Artetas ka vazhduar formën e mirë dhe fitoret në kampionat, duke mposhtur edhe Wolvesin dhe duke rritur në pesë pikë epërsinë me Manchester Cityn e vendit të dytë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, por pa arritur t’i tundin rrjetat.

Në fakt, Arsenali shënoi në minutën e gjashtë me anë të Gabriel Jesus, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje, teksa në minutën e 15-të, Granit Xhaka u detyrua të largohej nga ndeshja shkaku i problemeve me stomakun.

Në pjesën e dytë, Topçinjtë rriten trysninë dhe shtuan rastet, teksa shënuan edhe dy gola për të siguruar një fitore të madhe.

Ishte norvegjezi Martin Odegaard, i cili fillimisht shënoi golin e parë në minutën e 55-të për 0-1, teksa golin e dytë dhe të fitores 0-2 e shënoi në minutën e 75-të.

Pas kësaj fitore, Arsenali vazhdon kryesimin me 37 pikë, ndërsa Wolves renditet i fundit me vetëm 10 pikë.

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV