Harrojini ditët pranverore, nga e mërkura priten stuhi e reshje dëbore në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo javë do të jetë me temperatura dhe kushte moti tipike për vjeshtën, teksa ka nisur me vranësira dhe po ashtu do të vazhdojë.

Nga dita e mërkurë dhe pjesën tjetër të javës do të ketë reshje shiu, të cilat më të dendura parashikohen të jenë ditën e enjte dhe ditën e shtunë, bën me dije meterologia Lajda Porja.

Nuk do të mungojnë as rebeshet herë pas here me stuhi, ndërsa në zonat e thella malore do të shfaqen edhe reshjet e dëborës.

Temperaturat minimale do të jenë 3 apo 4 gradë në zonat malore, ndërsa maksimumet do të ngjiten deri në 17-18 gradë Celsius.

Kosova do të jetë nën ndikimin e vranësirave deri në mesjavë ndërsa më pas do të ketë reshje shiu dhe nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës. Temperaturat minimale do të luhaten në 4-5 gradë, ndërsa maksimalet 15-16 gradë Celsius.

Edhe në Maqedoninë e Veriut priten reshje në pjesën e dytë të javës, ndërsa gadishulli i Ballkanit është përfshirë nga një ciklon që deri tani ishte në jugun e Italisë.

 

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV