Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Fushë-Krujë -Milot. Një fouristradë tip ‘Benz’ është përplasur me një furgon mallrash që drejtohej nga 62-vjeçari Lulzim Maloku. Për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00, ndërsa dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Shkak i aksidentit dyshohet te jete shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar nga njëri prej mjeteve.
Mësohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e 62-vjeçarit Maloku nga furgoni.
Grupi hetimor dhe polica ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.