Putin bën gati planin e arratisjes nga Rusia, fsheh miliarda paundë në shtetin afrikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet së fundmi se ka fshehur miliarda paundë para dhe ar në një shtet afrikan në rast se do t’i duhet të largohet nga Rusia.

Vlera totale e fondit të arratisjes së tij të fshehur në “magazinat nëntokësore” në vendin pa dalje në det raportohet se i përafrohet shifrës 12.3 miliardë paund. ndërsa raportohet se është nën mbrojtjen grupimit ushtarak privat Ëagner në Republikën e Afrikës Qendrore.

Mediat zyrtare shtetërore në Rusi thonë se Putin, i cili ka anashkaluar samitin e G-20 në Bali mori kohë për të folur me Faustin Arcange Touadera, president i shtetit afrikan, të premten teksa presidentët shprehën synimin e përbashkët për të intensifikuar bashkëpunimin dypalësh politik, tregtar dhe ekonomik, përfshirë në sektorin e karburanteve dhe energjisë”, thuhet në një deklaratë nga qeveria ruse.

Por kanali Telegram General SVR tha se qëllimi i vërtetë i Putinit në thirrje ishte të verifikonte “besnikërinë” e liderit afrikan, ndërsa Putin ka “lënë të kuptohet për vizitën e tij të mundshme në të ardhmen e afërt” në kryeqytetin e vendit, Bangui.

Kanali bëri pretendimin befasues se Putin “e konsideron Republikën e Afrikës Qendrore si një nga dy opsionet për evakuim në një situatë emergjente për veten dhe të dashurit e tij, jashtë territorit të Federatës Ruse”.

Të fundit

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka...

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Nga Ylli Pata Ka shumë pikëpyetje, por ajo që vjen si e dhënë nga territor, është se mjaft nga qytetarët që votuan Benet Becin ishin...

Rikthim ‘rrufe’ në qeli: Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua, arrestohet autori

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari Ardian Isufi vodhi një automjet, duke u shpallur në...

Lajme të tjera

Web TV