Rama paralajmëron: PD i nguli thikën në kurriz Kosovës me investimet ruse!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama në konferencën e tij për ceku thikën pas shpine ndaj Kosovës dhe takimin e përfaqësuesit të Presidentit rus, Vladimir Putin me kryeministrin asokohe, Sali Berisha. Takimi i cili vijoi me një kthim të shpinës ndaj Kosovës, për të vjelë investimet ruse Rama i cilëson si veprime të njerëzve të cilët nuk kanë atdhe. Por kreu i qeverisë, paralajmëron se ka dhe një tjetër parti që ka marrë financime ruse dhe se fjala e tij del gjithnjë.

“Është habi e madhe sesi një fakt tjetër rrëqethës, tragjik në këtë godinë, është pritur përfaqësuesi i Vladimir Putinit. Një muaj para se Shqipëria të jepte votën në Ki, duke e bashkuar votën kundër Kosovës. Është pritur këtu një rus real, është bërë dhe një deklaratë dhe një muaj më pas është ngulur thika mu në palcë të kurrizit Kosovës nga Partia Demokratike. Se që rusët të paguajnë, duhet të tregosh prova se s’investojnë gjysmë milioni kot ata. Pse do ja jepnin PD-së, megjithëse PD s’është e vetmja. Fjalët e mia gjithnjë dalin se unë nuk hedh fall, kur flas unë e di mirë çfarë them. Pse, e vini ndonjëherë në dyshim këtë po merreni me fantazmat serbe. A s’ju vjen turp? Ça e share është t’i thuash dikujt në sy je pa atdhe, se për mua dikush që paguhet me para të huaja apo vendase për të shkelur interesit kombëtar është pa atdhe”, tha Rama.

Kujtojmë se më herët në seancë plenare Rama theksoi se Partia e Lirisë ka marrë gjithashtu financime ruse.


Të fundit

Stuhia e dëborës godet SHBA, anulohen 1400 fluturime

Më shumë se 1,400 fluturime u anuluan ditën e sotme në SHBA pasi një stuhi dëbore goditi shtetet nga...

Pamje të frikshme/ Orteku i borës merr para skiatorët, viktima dhe të plagosur

Dy skiatorë kanë vdekur dhe 19 tjerë për pak minuta kanë ngecur të ngujuar nën dëborë, pasi një ortek goditi resortin e njohur në...

Vrau 3 pensionistë/ Arrestohet në Gjermani serbi, i gjurmonte viktimat në supermarkete

Sot, ndodhi vrasja e tretë e një pensionisti në qytet. I dyshuari kryesor është arrestuar. Bëhet fjalë për një 31-vjeçar serb i paidentifikuar me...

Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike

Dy mjete të reja zjarrfikëse iu shtuan stacionit të ri zjarrfikës në Kinostudio, si ndihmë nga Ambasada e Japonisë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj...

Bullgaria nis ndërtimin e tubacionit që do të transportojë gaz natyror në Serbi

Bullgaria ka nisur sot ndërtimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror  në Serbi, dhe do të rrisë sigurinë e furnizimit në...

Lajme të tjera

Web TV