Rodrygo në qiellin e shtatë: “Kam realizuar ëndrrën time, ja kë dua në finale”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti i Realit të Madridit, Rodrygo, po zhvillon një sezon fantastik me kampionët e Spanjës. Në 12 sfida ai numëron 4 gola dhe po kaq asistime. Rodrygo ka realizuar ëndrrën e tij për të luajtur me “Los Blancos”, ndërsa për herë të parë 21-vjeçari do të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm, në kupën e botës me Brazilin.

“Për një fëmijë si puna ime është më shumë se një ëndërr të luaj në kupën e botës me Brazilin. Vetëm të qenët prezent këtë më bën të ndihem i privilegjuar. Po i numëroj minutat deri sa të arrijë dita e debutimit të Brazilit kundër Serbisë, në datën 24 nëntor. Isha vetëm një vjeç kur fituam Botërorin e fundit, kundër Gjermanisë, dhe tani me 21 vite mbi supe shpresoj të jemi sërish kampion bote. Këtu ka konkurrencë, por nëse ia kam dalë të luaj me klubin më të madh që ekziston, Realin e Madridit, sigurisht që mund të luaj edhe për Brazilin.”

Shoku i tij i ekipit, Vinicius Jr, është shembulli i tij më i mirë. Fillimisht ai e kishte shumë të vështirë të bëhej pjesë e planeve të trajnerit Tite, ndërsa tani është titullar i padiskutueshëm për Brazilin.

“Vini e priti momentin e tij dhe unë pres të vijë momenti im. Ëndërroj të fitoj këtë Kupë Bote pavarësisht rivalëve të fortë që kemi. Imagjinoj të fitoj një finale kundër Francës apo Gjermanisë, të cilat për mua janë skuadrat më të mira, së bashku me Brazilin.”

Të fundit

Interi është fitues i derbit të Milanos, goli i Lautaro Martinez vulos sfidën

Stadiumi “San Siro” në “flakë” pak pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë në derbin Inter – Milan. Zikaltrit fituan...

Diskutimi mes Geasy dhe Luana Vjollcës: Do hap shampanjë kur të martohesh ti

“Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan ka qenë një mbrëmje e tej mbushur me surpriza! Të ftuarit e kësaj...

Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë me rritjen e monitorimit të...

“Je ulli pa kokrra”, zihen dy kunatat: Je hasmi numër një, më ke ftohur zemrën

Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të ashpra mes Marias dhe...

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV