Seriali që ‘çmendi’ shqiptarët! “Njerëz dhe Fate” rikthehet së shpejti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Njerëz dhe fate”, seriali i famshëm i viteve 2000, do të rikthehet. Të paktën këtë la të nënkuptuar aktori Arben Derhemi në postimin e fundit në Instagram.

Si një mbishkrim në selfie-n me Nderin e Kombit, Robert Ndrenikën, Derhemi shkroi: “Sot e deklaroj rifillimin e serialit ‘Njerëz dhe fate’. Është gati.”

Aktori, të cilit “Flori” i është bërë si një emër i dytë, nuk zbuloi të tjera detaje, por në Instagram vihet re se ka pëlqyer çdo koment që i uron suksese me serialin.

Priiit, çfarë? Rifillon seriali ‘Njerëz dhe fate’

Rikthimi i serialit është diskutuar edhe më parë. “Ishte serial interesant sepse trajtonte tema të cilët shqiptarët po i përjetonin asokohe. Është diskutuar dhe po diskutohet për një rikthim të “Njerëz dhe Fate”, por ende nuk kemi një përgjigje,” tha në vitin 2017 aktorja Eni Jani, e cila luan personazhin e Erës, motra e Florit.

“Njerëz dhe fate” korri një sukses të jashtëzakonshëm në fillim të viteve 2000. Seriali “gozhdoi” asokohe shqiptarët para televizorit të cilët prisnin me ankth çdo të ndodhte me familjen e famshme të Florit.

Të fundit

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV