SHBA shkatërron një anije me materiale shpërthyese nga Irani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marina amerikane tha të martën se ka shkatërruar një anije që po transportonte “materiale shpërthyese” nga Irani për rebelët Huthi në Jemen.

Anija, të cilën marina amerikane e kapi më 8 nëntor në Gjirin e Omanit, u fundos të dielën, tha Flota e Pestë e Shteteve të Bashkuara, me bazë në Bahrejn.

“Anija dhe katër anëtarët e ekuipazhit të saj jemenas u kapën derisa po kalonin transit nga Irani, përgjatë një rruge që historikisht përdoret për të trafikuar armë për rebelët Huthi në Jemen”, thuhet në deklaratën e marinës amerikane.

Forcat amerikane zbuluan më shumë se 100 tonë plehëra të uresë dhe mbi 70 tonë perklorat amoniumi – përbërës kyçë për prodhimin e karburantit të raketave dhe eksplozivëve, thuhet po ashtu në deklaratë.

“Kjo është një sasi masive e materialit shpërthyes, e mjaftueshme për dhjetëra raketa balistike me rreze të mesme veprimi, varësisht madhësisë së tyre”, tha zëvendësadmirali amerikan, Brad Cooper.

“Transferimi i paligjshëm i ndihmës vdekjeprurëse nga Irani nuk kalon pa u vënë re”, shtoi ai.

Katër marinarët jemenas iu dorëzuan rojës bregdetare jemenase.

Lufta në Jemen ka shpërthyer në vitin 2014, kur rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë pushtuar kryeqytetin Sana.

Kjo ka bërë që një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite të ndërhynte disa muaj më vonë, për të mbështetur Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

Që atëherë, lufta ka lënë të vrarë qindra mijëra njerëz dhe ka çuar vendin në prag të urisë.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që ka hyrë në fuqi në muajin prill, i ka zvogëluar armiqësitë, por ai armëpushim ka skaduar më 2 tetor dhe luftimet vazhdojnë./Rel

Të fundit

Sikur edhe Metën ta zënë në një kat të tetë!

Nga Frrok Çupi Në një kat të ulët nuk ka asnjë shans që të zihet Ilir Meta. Vetë la për...

Shëndeti riprodhues/ Qeveria hedh për konsultim projektligjin

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar  pasi të ketë kaluar 18 vjeçe  dhe deri në moshën 53 vjeçe. Qeveria ka hedhur...

Mori në krahë djalin pasi ia rrëmbyen gjyshërit, nëna prek me deklaratën e saj

Nëna 23-vjeçare, Ile Gjuni, është bashkuar me djalin e saj tw mitur, Amarin pas më shumë se 1 jave. Ditën e sotme, vjehrra e...

Kina mund të përpiqet të marrë nën kontroll Hënën? Ja çfarë thotë NASA

NASA ka paralajmëruar se Kina mund të tentojë të marrë përsipër pjesë të Hënës brenda vetëm disa viteve. Administratori i agjencisë hapësinore Bill Nelson...

Mark Marku: Kërkova Rithemelimin e PD kur ishte në pushtet, më thanë ik na ler rehat

Ditën e sotme, gjatë një rrëfimi ndryshe në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, ka treguar se ka...

Lajme të tjera

Web TV