Trafikonte kokainë më të brendshmet e grave, dënohet ‘bosi’ shqiptar i drogës në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar i identifikuar si Oltion Ademi është dënuar me katër vjet e 10 muaj burg për akuzën e trafikut të drogës pasi pas një kontrolli të bërë nga Policia në dyqanin e tij me veshje të brendshme Policia gjeti kokainë.

Ai drejtonte një dyqan me veshje të brendshme të quajtur Sensh’ dhe një tjetër dyqan të suplementeve ‘It’s Organic’.

Gjykatësja e Hull Crown gjatë seancës gjyqësore tha se Ademi ka fituar shumë të konsiderueshme parash duke u përfshirë në trafikun e kokainës. Shqiptari jetonte prej 20 vitesh në Britani dhe ishte i pajisur me dokumente të rregullta dhe nuk ishte i dënuar më parë. Ai u zbuluam më 30 qershor të këtij viti pas një kontrolli që njësia anti-drogë kreu në biznesin e tij. Një sasi prej 133 g kokainë u gjet në tualet. Gjithashtu u gjetën dhe 1000 £ para, si dhe peshore, disa telefona, një makinë numërimi parash dhe çanta vetëvulosëse. Vlera e kokainës ishte 5100 £.

“Për rreth një vit, ju keni luajtur një rol kryesor në furnizimin me 14 kg kanabis. Keni bërë një shumë të konsiderueshme parash dhe jeni përshkruar nga ata që punonin për ju si ‘bos’, tha gjyqtarja e çështjes Sophie McKone.

Brenda një furgoni madje u zbuluan shumë sende që kanë të bëjnë me kultivimin e kanabisit, përfshirë 19 drita, 90 transformatorë, çarçafë të zinj, vazo bimësh, plehrash, si dhe pllaka. Ademi pranoi se merrej me furnizimin e rreth 14 kg kanabis.

 

Të fundit

Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka...

Gjenerali gjerman: Rusia do të sulmojë Kievin me 2 mijë dronë

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të operacionit "Siguria Detare" janë kontrolluar...

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive të dobëta. Sipas policisë, i plagosuri...

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje...

Lajme të tjera

Web TV