Afera e inceneratorëve, Artan Hoxha: U kërkua arrestimi i një kryebashkiaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar në ABC Live, se SPAK ka kërkuar një urdhër arresti për një kryebashkiak të lidhur me aferën e Inceneratorëve, por sipas tij nuk është firmosur nga Gjykata e Posaçe. Hoxha e ka cilësuar këtë si një dështim të SPAK, që solli edhe një shfryrje të hetimeve. Hoxha theksoi se urdhër arresti ishte për një bashki më të vogël se ajo e Tiranës.

Gazetari shton se shqiptarët vijojnë të paguajnë para për Inceneratorët pavarësisht se po zbulohen dita ditës shkelje madhor me miliona euro. Ai ka theksuar se është një zinxhirë korrupsioni në nivelet më të larta.

“Aktualisht jemi tek Fieri akoma, pra tek inceneratori i dytë. Fieri ka marrë një pagesë për vitin 2022 dhe e ka marrë brenda muajit gusht. Janë paguar 3.1 milion euro për Fierin dhe i kanë marrë paratë.”

“Për Fierin, prokuroria tentoi të bënte një goditje më lart. U tentua lëshimi i një urdhër arresti për një kryetar bashkie por nuk u miratua nga Gjykata. Nuk u firmos urdhri i Prokurorit. Por të ishte miratuar, hetimet për incineratorin e Tiranës do merrnin rrjedhje tjetër. SPAK dështoi me këtë tentativë. 128 milion euro është pagesa për Tiranën. Ndërsa për Fierin nuk u shkua dot më lart me hetimet.” tha Hoxha.

“Që nga 2018 janë paguar 86 milion euro. Kemi dy incenerator por i treti nuk ekziston. Kemi një histori me zhurmë dhe pa një proces gjyqësor.” shtoi Hoxha.

Të fundit

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Lajme të tjera

Web TV