Kohë lufte/ Rama fton qytetarët për biznes me bono thesari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të investojnë në bono thesari dhe obligacione, si një mënyrë e re investimi me interes në periudhë krizash. Ministrja e Financave tregon detajet sesi do të aplikohet nisma.

Qeveria ka ofruar një mundësi biznesi për shqiptarët: letrat me vlerë. Në një thirrje të rrallë drejtuar popullit, që ndodh kryesisht në periudha luftërash, kryeministri Rama nxiti investimin në bono thesari dhe obligacione. Kryeministri megjithatë nuk e mohoi interesin e shtetit që të kërkojë borxh nga qytetarët, kur interesat e borxhit po rriten gjithmonë e më shpejt. “Në këtë kohë krizash globale dhe sfidash ekonomike të provokuara nga agresioni i Rusisë, është koha e duhur për investimet e individëve në bonot e thesarit dhe obligacionet. Prandaj edhe Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet e saj për t’ua bërë më të lehtë qytetarëve aksesin në këto investime. Këto investime janë me risk zero”, tha Rama. Për ministren e Financave, kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të rrisë peshën e individëve në letrat me vlerë nga 10% aktualisht në 15%, duke lehtësuar disi edhe interesat. Megjithatë, Ibrahimaj përjashtoi skenarët ku qeveria do të ketë vështirësi të marrë borxh. Interesat e borxhit të qeverisë janë rritur, që pas nisjes së Luftës në Ukrainë, rritje që është përshpejtuar ndjeshëm muajt e fundit me nivelet rekord të inflacionit dhe shtrëngimin e politikës monetare. Nga 1.57% në fillim të vitit, interesi mesatar i bonove të thesarit në ankandin e fundit të zhvilluar arriti në 5.74%. Ndërkohë për një depozitë me afat 12-mujor, bankat tregtare ofrojnë sot një interes deri në 1.9%. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave në sistemin bankar arrin në 10.8 miliard euro, nga të cilat 8.3 miliard euro i takojnë qytetarëve.
Delina Ibrahimaj
Ministrja Delina Ibrahimaj ka folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në lidhje procedurat që duhen ndjekur për të investuar në bonot e thesari. Ibrahimaj u shpreh se ata janë tituj që emetohen dhe garantohen nga qeveria shqiptare dhe do të ketë sportele në bankën e Shqipërisë si dhe një hapësirë në faqen e Ministrisë së Financave që qytetarët të informohet për kushtet dhe procedurat që duhen ndjekur. Ajo tha se është shumë e rëndësishme që individët të kenë një kulturë të menaxhimit të parasë që të kujdesen për financat familjare dhe të jenë investitorë të zotë. “Të flasim se si mund të ndërgjegjësojmë më mirë popullatën tonë për të investuar në titujt qeveritarë. Është një temë që nuk është prekur shumë pas normat e interesit nuk kanë qenë në nivelin që janë sot. Kemi folur për rritjen e energjisë elektrike, inflacionit dhe të gjitha masat që qeveria ka marrë për ndikimin e ekonomisë shqiptarë që ndikimi i luftës të ishte sa më i vogël. Nuk kemi prekur elementin e normave të interesit. Bankat qendrore që nga ajo e SHBA e ndjekur nga banka të tjera qendrore filluan të rrisin normat bazë të interesit. Edhe banka e Shqipërisë ka rritur normat e interesit. Në fillim kishte një normë bazë me 0.5, sot është 2.75%. Arsyeja pse jemi sot këtu dhe jemi mbledhur të flasim për të nxitur investimin e individëve në titujt qeveritarë. Individët kanë sot një mundësi investimi që ka kthime më të larta se mundësi të tjera që ekzistojnë në tregje. Janë tituj që emetohen dhe garantohet nga qeveria shqiptare. Flasim për bono thesari. Ne sot do të fillojmë një fushatë ndërgjegjësuese që të shpjegojmë si mund të investohet në bono thesari. Në ndihmën tonë ka ardhur edhe banka qendrore që ka hapur sportelet në 6 qytete me qëllim tregtimin e bonove të thesarit dhe informimin për procedurat që duhen ndjekur. Nëse bonot e thesarit tre mujore kishin normë të ulët sot kanë një normë interesi, 2.78%”, tha ajo.

Të fundit

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Lajme të tjera

Web TV