Mori karton të kuq ndaj Osansunës dhe përçmoi arbitrin, jepet dënimi për Lewandowskin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë dihet dënimi i marrë ndaj Robert Lewandowski dhe Gerard Pique, pas përjashtimit të tyre me kartonë të kuq, në ndeshjen e fundit të La Liga-s kundër Osasuna. Sulmuesi polak është sanksionuar nga Komiteti i Garave me gjithsej 3 ndeshje pezullim; një për kartonin e verdhë të dyfishtë dhe dy për “përçmim ose mospërfillje” të gjyqtarit Gil Manzano, sepse duke shkuar drejt tunelit të dhomës së zhveshjes, ai bëri një gjest duke prekur hundën.

Nga ana e tij, qendërmbrojtësi i Barçës, tashmë i pensionuar, është dënuar me 4 ndeshje për “ofendime verbale dhe qëndrime fyese”, kur doli nga stoli në pjesën e parë për t’u ankuar tek arbitri. Barça do ta apelojë sanksionin në Apel, ajo ka 10 ditë kohë për ta bërë këtë.

Prandaj, Lewandowski do të mungojë në ndeshjet e La Liga-s kundër Espanyol në “Camp Nou” (30 ose 31 dhjetor), ndaj Atlético Madridit në “Wanda Metropolitano” (7 ose 8 janar), si dhe pas Superkupës së Spanjës, gjithashtu duelin në shtëpi kundër Getafe ( 12 janar). Pique, nga ana e tij, tashmë në pension, nuk do të jetë në gjendje ta shlyejë sanksionin.

Një pengesë e rëndë për skuadrën e Xavi Hernandez, që do të luajë në këto ndeshje të rëndësishme të kampionatit, menjëherë pas Botërorit të Katarit, pa sulmuesin kryesor, autor i 40% të golave (13 në La Liga dhe 5 në Champions League) të katalanasve këtë sezon.

Në raportin e arbitrit Gil Manzano shkruhet për polakun: “I përjashtuar me karton të kuq dhe kur po shkonte drejt vijës anësore të fushës, lojtari dy herë bëri një gjest mosmiratimi të vendimit të gjyqtarit, i cili konsiston në vendosjen e gishtit në hundë dhe më pas duke e drejtuar gishtin e madh drejt gjyqtarit. Kur ai ishte gati të largohej nga fusha e lojës, përsëriti gjestin duke shikuar sërish drejt ndihmës arbitrit të parë dhe përballë gjyqtarit të katërt”.

Lexo edhe :  PSG “shkelmon” Barcelonën jashtë Championsit, katalanasit nuk rezistojnë me 10-të lojtarë

Polaku shpjegoi të nesërmen se ky gjest nuk i drejtohej arbitrit, por trajnerit të tij, Xavi Hernández, pasi disa ditë më parë ata kishin folur për të qenë të kujdesshëm me kartonët. Në lidhje me sanksionin e Piqué, në raportin e arbitrit shkruhet: “Ai u përjashtua për arsyen e mëposhtme: Pasi mbaroi pjesa e parë, tashmë Brenda tunelit të dhomës së zhveshjes, më është drejtuar me fjalët:

A e ke parë se çfarë këndi na ke dhënë? Ju jeni arbitri që na keni dëmtuar më shumë… Pasi delegati i klubit u informua për përjashtimin e këtij lojtari, ai vazhdoi të përsëriste të njëjtat shprehje të përshkruara në seksionin e përjashtimeve, duke u futur në dhomën e tij të zhveshjes nga personeli i klubit, ndërsa m’u drejtua me fjalët e mëposhtme: Je një turp i ndyrë, bir kur*e”. Vetë Pique, megjithatë, siguroi se këto fjalë nuk ishin shqiptuar nga ai, por nga një bashkëlojtar i tij.

Të fundit

U aludua se mund të jetë kandidate e opozitës për kryeministre, Jorida Tabaku shuan zërat

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në një program televiziv, u pyet rreth zërave se ajo mund...

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën

Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Ish-banorët e Big Brother, dashurinë e tyre ata do ta kurorëzojnë dhe me...

Olta Boka bëhet nënë për herë të dytë, ja emri që ka zgjedhur për vogëlushin

Këngëtarja e njohur Olta Boka këtë të shtunë është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë. Vetë këngëtarja ka...

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Në prill u mbyllën 677 aktmarrëveshje

OSHE ka implementuar prej 3 prillit disa skema të reja lehtësuese me qëllim shlyerjen e detyrimeve të papaguara nga klientët debitorë. Sipas kompanisë deri më...

Presidenciale në SHBA, qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen

Dy kandidatët kryesorë për president të Shteteve të Bashkuara vazhduan fushatën këtë javë. Presidenti Joe Biden vizitoi një qytet amerikan që po përballet me...

Lajme të tjera

Web TV