Raketat në Poloni i hodhi Rusia? NATO: Nuk kemi prova!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar mbledhja e përfaqësuesëve të NATO-s për shpërthimin në raketë mbrëmjen e djeshme në territorin e Polonisë. Në fjalën e tij për mediat në përfudnim të kësaj mbledhjeje, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha shpërthimi me dy të vdekur në Poloni, ishte ndoshta rezultat i zjarrit anti-ajror ukrainas, por se Rusia mban “përgjegjësinë përfundimtare” për luftën.

Një hetim për këtë incident është duke vazhduar dhe ne duhet të presim rezultatin e tij… Por ne nuk kemi asnjë indikacion se ky ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm,” tha Stoltenberg pas kryesimit të një takimi të ambasadorëve të NATO-s.

Analiza jonë paraprake sugjeron se incidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e lëshuar për të mbrojtur territorin ukrainas kundër sulmeve me raketa ruse”.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e djeshme një fermë në Przeëodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.

Të fundit

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

Lajme të tjera

Web TV