“Skandalet nuk kanë të sosur”, Meta paralajmëron lëvizjen e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar sërish protesta, duke kërkuar që të organizohen dhe të intesifikojnë edhe më shumë aksionin opozitar.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së kryesisë së PL-së, Meta deklaroi se skandalet e kësaj qeverie nuk kanë të sosur, ndaj nuk mjaftojnë vetëm denoncimet.

Sipas tij, kjo qeveri është pakica e pakicës, ndërsa theksoi se kriza prek jo vetëm qytetarët opozitarë, por të gjithë shqiptarët.

“Skandalet nuk kanë të sosur, ndaj edhe rruga jo vetëm e denoncimeve dhe propozimeve, por edhe e protestave dhe e organizimit mbarë qytetar dhe mbarë opozitar kundër kësaj qeverie e cila, i ka shpallur luftë qytetarëve, financave publike, interesit publik dhe kombëtar, i ka shpallur luftë detyrimeve që vijnë nga Marrëveshja e Stabilizimi Asocimit dhe kërkesave për ecurinë e negociatave me BE duhet të intensifikojmë aksionin tonë si Parti e Lirisë, në bashkëpunim me forcat e tjera opozitare.

Unë jam i sigurt se në këtë rrugë kjo qeveri që sot është pakicë e pakicës, edhe brenda PS rilindja është një pakice, pasi barra e kësaj krize nuk bie vetëm  në shpatullat e qytetarëve që janë në opozitë me këtë qeveri por bien mbi gjithë shqiptarët”, u shpreh ndër të tjera Meta.

 

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV