“Në Itali gjysmën e rrogës ia lënë shtetit”, Rama: Pyesni njerëzit që keni andej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka krahasuar taksat mbi pagën në Shqipëri me ato të shtetit fqinj Italisë.

Gjatë një takimi me tur-operatorët vlonjatë Rama tha se në Itali thuajse gjysmën e rrogës ia lënë shtetit.

Sipas tij, gjysma e rrogës në Itali ikën qysh në fillim dhe më pas për shumë italianë nuk mbetet gjë në fund të muajit, ndryshe nga në Shqipëri.

Sa e lartë është taksa mbi pagën në Shqipëri, kur faktikisht në Itali, thuajse gjysmën e pagës ia lë shtetit.

Pastaj është edhe 23%, që është për ato që janë super të larta dhe shumëkush kur ia thua këto, thotë, “po mos na krahaso me ato se i kanë rrogat e larta, po jo se ata”.

Kur sheh një rrogë në një vend si Italia, duhet ta fillosh nga gjysma, se gjysma ikën një herë si fillim.

Gjysmën merr çon në shtëpi, pastaj do të vazhdosh me të tjerat dhe unë nuk po them që jemi më mirë se Italia, as nuk po them që në fund të muajit, për shumë njerëz mbetet diçka që mund të krahasohet me çfarë mbetet në Itali.

Por po të pyesni shumëkënd sot në Itali, do t’ju thotë që në fund të muajit nuk do t’i mbetet gjë sepse jeta është e shtrenjtë dhe tani me këto çmimet e energjisë dhe të gazit është një histori tjetër, që unë nuk e di se si do vazhdojë”, tha Rama.

 

Të fundit

Inter mposht Atalantën dhe siguron pjesëmarrjen në Champions në sezonin e ardhshëm

Inter ka siguruar matematikisht kualifikimin në Champions League, pas fitores 3-2 në shtëpi ndaj Atalantës. Skuadra e Inzaghit pozicionohet...

Mbyllet në barazim Strasbourg-PSG, parizienët shpallen kampion të Ligue 1 për herë të 11

PSG fiton për herë të 11-të në histori titullin kampion në Francë. Skuadra pariziene e siguroi matematikisht vendin e parë një javë para fundit...

Tensionet në veri, Sveçla në Leposaviç: Këtu është Republikë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, sot ishte për vizitë në Leposaviç, ku u prit nga kryetari i ri i komunës,...

Ish diplomati amerikan Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes

Ish sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltari presidencial Henry Kissinger feston 100 vjetorin e lindjes këtë të shtunë, duke kapërcyer për jetëgjatësinë shumë bashkëkohës...

Historike/ Luton Town mposht Coventryn dhe rikthehet në Premier League pas 31 vitesh

Luton Town do të luajë në edicionin e ardhshëm (i 32-ti) në Premier League, pasi mposhti 6-5 në ruletën e penaltive Coventry-n, në finalen...

Lajme të tjera

Web TV