Shqipëria pjesë e Mbrojtjes Civile të BE-së, komisioneri Varhelyi: Një hap madhështor!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi e ka konsideruar një hap të madh anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi u shpreh se ky mekanizëm, ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën e shumë vendeve.

“Një tjetër hap madhështor. Shqipëria u bë anëtare e EUCivPro , sistemit të menaxhimit të rrezikut të fatkeqësive. Në momente fatkeqësish, mund të mbështeteni në ndihmën e shumë njerëzve. Ky mekanizëm ka të bëjë me solidaritetin e vërtetë që ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën së bashku”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Gjashtë muaj pas kërkesës për anëtarësim, KE iu përgjigj pozitivisht Shqipërisë me firmosjen ditën e djeshme të marrëveshjes, nga Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lnarcic dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në fjalën e tij, komisioneri përmendi tërmetin dhe zjarret me të cilat është përballur Shqipëria vitet e fundit duke thënë se njësitë europiane iu gjendën menjëherë pranë për t’i ndihmuar. Po ashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të mbrojtjes civile në vendin tonë në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë dhe të kursehen para.

Kryeministri Edi Rama e cilëson si një hap më pranë BE-së, anëtarësimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtarë e Mekanizmit të BE-së për Mbrojtjen Civile. Sipas kryeministrit Edi Rama, sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët.

Mekanizmi i mbrojtjes civile synon të forcojë bashkëpunimin midis shteteve anëtare të BE -së dhe shteteve pjesëmarrëse në mbrojtjen civile për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore. Themeluese e agjencisë është Komisioni Evropian (KE) i cili luan rol kyç në koordinimin e reagimit ndaj katastrofave duke kontribuar me mbi 75% të kostove të transportit. Përveç shteteve anëtare të BE-së, aktualisht janë edhe gjashtë shtete tjera pjesëmarrëse në këtë mekanizëm duke filluar nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, Islanda, Norvegjia dhe Serbia.


Të fundit

VIDEO/ Të pashmangshëm, Reali mposht Atleticon në kohën shtesë dhe kalon në gjysmëfinale

Real Madrid ka mposhtur Atletico Madrid në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit me rezultat 3-1, pas kohës...

Do ketë “non grata” nga BE për politikanë shqiptarë? Ambasadorja shpjegon rregullat

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christine Hohmann është pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse do të ketë nga Brukseli vendime drastike për zyrtarët...

Akuzat për lidhjen me McGonigal/ Reagon Rama: S’ka lidhje me atë që ulëritet në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës për aferën me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal për të dëmtuar...

Kush e bleu ish-zyrtarin e FBI?/ Ja si përgjigjet deputeti i PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu tha  në emisionin Now në Euronews Albania se opozita në Shqipëri janë duke trilluar mbi aktakuzën ndaj ish-zyrtarit...

“Ik me gjithë puthje, se dua hiç…”/ Zihen keq Kiara dhe Luizi: Krenaria jote të djeg

Kiara dhe Luizi janë zënë sot keq me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi pas një bisede me Oltën, e cila këshilloi Kiarën që ta puthte Luizin...

Lajme të tjera

Web TV