Neymar dhe arroganca janë dy gjëra të pandashme, ja se çfar poston sulmuesi brazilian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neymar është cilësuar si një ndër sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave brazilianë. Ky është Botërori i tretë që merr pjesë pas 2014-ës dhe 2018-ës.

Neymar provokon vazhdimisht me “storyt” në rrjetet sociale, por ajo që ka tërhequr vëmendjen së fundmi ka qenë një postimi i tij në Instagram. Në fluturimin nga kampi stërvitor në Torino (Itali) për në Katar, ​​NeYmar veshi pantallona të shkurtra sportive blu.

Dhe në pantallonat e tij ishin të “qëndisura” 6 yje dhe jo 5 ( për shkak të Botërorëve që ka fituar Brazili). Por ylli i shtuar në mënyrë dixhitale është cilësuar si gjest provokues nga ai. Vetëbesimi dhe arroganca e NeYmarit nuk njeh limite dhe me këtë veprim duket sikur ka paralajmëruar që Brazili do të shpallet kampion bote këtë vit.

Brazili do të debutojë të enjten në mbrëmje kundër Serbisë. Amerikano-jugorët po ëndërrojnë për titullin e tyre të gjashtë botëror, të cilin Nejmar tashmë ia ka ‘dhënë’ para fillimit të turneut.

Neymar ka postuar këtë foto me yllin e shtuar vizualisht në Instagram


Të fundit

U zhdukën nga kopshti zoologjik, gjenden dy majmunët e rrallë në SHBA

Dy majmunë të rrallë që u zhdukën në mënyrë misterioze nga kopshti zoologjik i Dallasit në fillim të kësaj...

Dëmtimi i Pogba demoralizon Juven, Allegri: “Do ti duhen edhe 2-3 muaj që të jetë gati”

Ndalesë e re, edhe pse jo shumë shqetësuese për Paul Pogba, mungesa e madhe për Juventusin këtë sezon. Në konferencën për shtyp në prag...

Reagimi i Kate Middleton kur iu kërkua të bënte një “selfie” po bëhet viral

Të martën, Princesha e Uellsit, 41 vjeçe, udhëtoi në qytetin verior anglez të Leeds për të folur me vendasit për nismën e saj të...

Porti i ri Tregtar në Porto Romano, Balluku: Investim strategjik për Shqipërinë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvilloi një takim sot me përfaqësues nga një serë kompanish dhe institucionesh financiare ndërkombëtare, të interesuara për ndërtimin e portit tregtar...

COVID-19, MSH: 10 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj...

Lajme të tjera

Web TV