Një Botëror pa “Top të Artë” pas 44 vitesh, ja yjet që kanë munguar më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karim Benzema ka humbur pjesëmarrjen në Botërorin Katar 2022 si pasojë e problemeve fizike. Një goditje e madhe për kombëtaren franceze, trajnerin Deschamps dhe vetë kapitenin e Realit të Madridit, i cili këtë vit fitoi me meritë Topin e Artë.

Kompeticioni më i rëndësishëm në futboll, fillon sot me duelin Katar-Ekuador, teksa në 18 dhjetor do të zhvillohet finalja e madhe. Kjo është hera e tretë në histori që një Kupë Bote do të zhvillohet pa fituesin e Topit të Artë!

Hera e parë ndodhi në vitin 1958. Legjenda e Realit të Madridit, Alfredo Di Stefano, i cili mori nënshtetësinë spanjolle, fitonte Topin e Artë një vit përpara Botërorit, por nuk ia dilte të merrte pjesë në Suedi 1958 me kombëtaren iberike.

Nëse do të vijonte të ishte argjentinas, Di Stefano do të kishte luajtur në Botëror, por nuk do kishte fituar dot Topin e Artë, pasi ky çmim u akordohej vetëm futbollistëve europianë deri në vitet ’90.

Më pas ishte radha e Allan Simonsen, sulmuesi fantastik i M’Gladbach. Danezi shkëlqente me skuadrën gjermane, në vitin 1977 fitoi Topin e Artë, por një vit më vonë mungoi në Argjentinë 1978, pasi Danimarka nuk arriti të kualifikohej.

Trishtim i madh për sulmuesin nordik mungesa në Kupën e Botës, teksa 44 vite pas tij është radha e Karim Benzema të mos marrë pjesë në Botëror si fituesi i Topit të Artë. 34-vjeçari zhvilloi një sezon të paharrueshëm, fitoi gjithçka me Realin, por dëmtimi nuk e lejoi të tentonte fitimin e Kupës së Botës me Francën.

Të fundit

Fifi dhe Sara zbulojnë kodet për lojën që familjarët u dërgonin në “BB” përmes rrobave

Të pyetura nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi...

Një javë pa adresë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Durrës

Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre këtë të shtunë në Policinë...

Një 40-vjeçar bie nga kati i katërt i pallatit në Shkodër, zbardhen informacionet e para

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i...

“Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze”/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar edhe sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe...

Shembet çatia e ndërtesës në Maltë, vdes punëtori shqiptar, plagoset tjetri

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Një çati u shemb në Sliema të Maltës më herët gjatë...

Lajme të tjera

Web TV