Të vendosësh pemën që në nëntor?! Shkencëtarët ju japin një arsye të fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse ju tundon ideja e ndezjes së dritave të festave mund ta bëni edhe pse jemi ende në muajin nëntor.

Psikologët thonë se kjo mund t’ju bëjë më të lumtur. Psikologia Deborah Serani konfirmoi për TODAY se është e vërtetë: Dekorimi padyshim mund t’ju ngrejë humorin.

“Kjo krijon atë ndryshim neurologjik që mund të prodhojë lumturi,” tha ajo. “Unë mendoj se çdo gjë që na nxjerr nga zakonet tona normale, dita normale, çdo ditë … sinjalizon shqisat tona dhe më pas shqisat tona matin nëse është e këndshme apo jo.”

“Dekorimi i Krishtlindjeve do të nxisë dopaminën, një hormon për t’u ndjerë mirë”, shtoi Serani.

Por çfarë i lidh saktësisht dekorimet e Krishtlindjeve me hormonet e lumturisë?

“Si fillim, dritat dhe ngjyrat e ndezura”, tha Serani. Kromoterapia, ose terapia me ngjyra, e cila mendohet se rrit nivelet e energjisë dhe rrit lumturinë, mund të jetë faktor. Apo ndoshta është thjesht ambienti në përgjithësi! Kush mund t’i rezistojë buzëqeshjes para një peme të Krishtlindjes ndezur për herë të parë? Ekziston edhe një fushë e re shkencore e përkushtuar për të kuptuar se si mjediset tona të dizajnuara ndikojnë në sjelljen e quajtur neuro-arkitekturë.

Sigurisht, ka edhe faktorin nostalgji.

“Për shumë prej nesh, Krishtlindjet janë një kohë magjike, është një kohë e pafajësisë, është një kohë gëzimi,” tha Serani.

Të fundit

Ceremonitë/ Dita e çlirimit, politika ende e “pushtuar” nga datat

Në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë janë mbajtur dje disa ceremoni për 79-vjetorin e çlirimit të vendit. Krerët e...

Beleri dhe Greqia/ Na jepni çelësat e burgut, t’ju japim integrimin

Greqia vijon të këmbëngulë në lirimin nga burgu të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Shteti fqinj po përdor veton për të penguar...

40% e burrave dhe 58% e grave në Shqipëri kanë vuajtur nga simptomat e shëndetit mendor

Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH...

Paundi britanik dhe euro, në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 nëntor 2023

Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Euro blihet me 102.3 lekë dhe shitet 103.2 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV