21 nëntor 1694/ U lind Volter, përfaqësues kryesor i Iluminizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

21 nëntor 1694 u lindi François-Marie Arouet (v.1778), emri i penës, Volter; përfaqësues kryesor i Iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion, përkrahës i tolerancës fetare dhe për ndarjen e kishës nga shteti, shkrimtar me dhunti të shumta, duke prodhuar vepra në pothuajse çdo formë letrare: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore. Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi 2 mijë libra dhe pamflete. Volteri ishte mbrojtës i hapur I lirisë së shprehjes, përkundër pasojave nga ligjet dhe censura e rreptë e kohës. Për shkrimet e tij satirike, ai shpesh u dënua me burgim ose mërgim. Volteri ishte kritik i ashpër i traditës fetare, që pengon lirinë individuale të besimit –  por ai nuk thoshte se ishte kundër idesë së një qenie supreme. Volteri arsyeton se ekzistenca e Zotit nuk është çështje besimi, por arsyeje, dhe se të gjithë njerëzit janë vëllezër, ndërsa janë krijesa të njëjta nga i njëjti Zot. Sa për skllavërinë, Volteri e kritikoi ashpër, por në anën tjetër, u përpoq të shpjegojë se racat e ndryshme kishin origjina të veçanta prandaj nuk mund të ishin të njëjta ose të barabarta. Volteri shpesh është akuzuar për anti-semitizëm edhe pse shumica e kritikave të tij në fakt i drejtohen Biblës, dhe jo Judaizmit në veçanti. Volteri gjithashtu shkroi drama, prozë dhe poezi. Kandidi është puna e tij më e famshme në prozë, ku ai kritikon filozofinë e Gottfried Wilhelm Leibnizit  mbi optimizmin metafizik nëpërmjet naivitetit të Kandidit, personazhi kryesor, i cili pas përjetimit të një fatkeqësie, refuzon të jetë optimist pa patur arsye për të qenë I tillë. Duke shkruar për historinë, Volteri sfidoi konceptin mbizotërues të kohës së tij, se historiografia duhej të merrej me ngjarjet e mëdha politike, ushtarake dhe diplomatike; Volteri thotë se theksi duhet vënë në kulturë, art, shkencë, zakone – dhe u përpoq  për të shkruar një histori të botës mbi këto baza. Kjo vihet re edhe në “Ese mbi edukatën dhe shpirtin e kombeve” lidhur me heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbe, për të cilin Volteri shprehet me konsideratat më të larta, duke thënë se nëse perandorët byzantinë do të kishin vepruar si Skënderbeu, rënia e Kostandinopojës nuk do të kishte ndodhur. Në esenë e tij, Volteri analizon rezistencën çerek shekullore të shqiptarëve kundër perandorisë osmane; dhe argumenton se faktorët themelorë të fitoreve të Skënderbeut janë dy; 1) shqiptarët janë popull luftarak. 2) Shqipëria është vend malor dhe se mos-përulja është veçori e banorëve të maleve.


Të fundit

110-vjetori i Pavarësisë/ Biden uron Shqipërinë: Do vazhdojmë t’ju mbështesim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph R. Biden Jr., ka uruar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe...

Fierakët rikthejnë Nëntorin 1912, parakalim me kuaj e plis në kokë në qytet

Një grup të rinjsh nga qyteti i Fierit kanë risjellë dhe njëherë në vëmendje nëntorin e vitin 1912. Në këtë ditë feste për gjithë...

Dhunuan nënën e moshuar/ Nusja e mohon: E ka inskenuar për të përfituar banesën

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” është trajtuar një rast i rëndë ku një grua e moshuar pretendon se është dhunuar nga...

Shmanget tragjedia/ Fëmija 13-muajsh gëlltit kanabis, shpëton mrekullisht nga mbidoza

Një fëmijë 13-muajsh ka përfunduar në spital pasi kishte gëlltitur kanabis. Ngjarja ka ndodhur në Palermo të Italisë ndërsa bëhet e ditur se vogëlushi...

“Made in Italy”/ Sekuestrohen mijëra veshje ‘false’ prodhuar në fasoneritë shqiptare

Rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, prodhuar në Shqipëri, Bullgari e Tunizi janë sekuestruar nga Guardia di Finanza Italiane e Venezias...

Lajme të tjera

Web TV