7 primarët bashkë/ Kandidatët e PD dalin bashkë përballë anëtarësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokratët që pretendojnë të jenë kandidatët për kryetar bashkie kanë shkuar dje në katër njësi administrative për të prezantuar projektin e tyre. Të 7 kandidatët kanë qenë bashkë duke ofruar platforma të ndryshme për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

Kandidatet demokratë vijojnë prezantimin në primaret në kryeqytet, pas njësisë 1 dhe 2 të shtatë kandidatët vijuan me njësinë 5 dhe 12. Rëndësia e procesit dhe rëndësia e kanalizimit të çdo vote ishte tema përbashkuese e fjalimeve të tyre. Ndërkohë që për kandidaten Adriana Kalaja platforma e saj do të fokusohet në respektimin e ligjit, duke filluar nga mënyra sesi jepen lejet e ndërtimit, për Enkelejda Fejzon fokusi ishte te mbrojtja e fëmijëve. “Një femër di të qeverisë, ky proces duhet të kishte filluar shumë më parë”, u shpreh ajo. Për Julian Dedën, fitorja e demokratëve është e qartë, sepse ”Veliaj ka rënë , ka probleme edhe me shefin e vet, po e shfrytëzon Tiranën për interesa personale”. Kandidati Fatmir Merkoçi i bëri thirrje shtresës që përfaqëson, atë të persekutuarve, për të cilët ka pranuar të kandidojë pas një historiku protestash. “Më keni parë gjithmonë në protesta dhe jo në parti, nga fillimi i viteve 90. Nuk kisha në mendje të kandidoja, pranova vetëm me insistimin e dashamirësve në njësinë 9. Në 2015 kur kërkova dorëheqjen e kryetarit  të partisë asnjë nuk foli, as ata që tani e shajnë. Kjo gjë më ka bërë që të ngrejë kauza për popullin tim, po më votuat garantoj fitoren por duhet të jemi të bashkuar përndryshe nuk dal në votë, unë garantoj bashkimin”, theksoi ai. Belind Këlliçi akuzoi se disa media po tentojnë të përçajnë kampin demokrat në Tiranë, duke deklaruar se “në PD sot vendos vota, nuk e keni parë kurrë këtë, si ekip do të përballemi me Erjon Veliaj. Asgjë nuk ka plasur në PD. Modelin e shtirur të Veliajt e kanë parë të gjithë, ai gënjeu edhe Papën, duke deklaruar se i kishte organizuar takimin”. Sipas tij, akti i parë nëse zgjidhet do të jetë “kërkesa e transparencës për shpërdorimin e detyrës nga ai ku ka hapur rrugën skandalit të inceneratorëve për një shumë 430 milionë euro”. Për atë që cilësohet nga demokratët si dështim i politikave te kryebashkiakut u fokusua edhe Gert Bogdani që cilësoi Tiranën si “një qytet i pajtueshëm për banorët e vet, ku paguhen taksa por nuk merren shërbime. Erjon Veliaj nuk investon paratë, por i vjedh, nxënësit detyrohen me dy turne. Ai mori 6 milionë euro nga emergjencat civile për të bërë koncert edhe tallava, ndërkohë që nuk ka ndërtuar një qendër rinore”. Por sipas mjekut Ilir Alimehmeti, rendësi ka të zgjidhet kandidati i duhur. “Të gjithë kandidatët janë njerëz të nderuar, por më shumë vota do të marrë figura më përbashkuese, duhet të kthejmë votat e majta dhe kjo është e mundur. Në primaret mendoni me këtë logjikë, me kokën drejt 14 majit”, deklaroi ai.

Të fundit

Greqiciteti i një censusi

Vera e re në fuçinë e vjetër Nga ROLAND QAFOKU Në faqen zyrtare të CIA-s, në seksionin ciafactbookalbania (Linku: https://www.cia.gov/the-world-factbook/countries/albania/#people-and-society) jepen...

Zgjedhjet/ Kush e merr Kukësin? Mbyllet pa incidente procesi votimit

Në Bashkinë Kukës u zhvilluan dje zgjedhjet e pjesshme lokale ku morën pjesë në votime 44 % e zgjedhësve. Në 74 qendrat e votimit...

Luftë në veri/ Vritet një polic kosovar, ekzekutohen 3 terroristë serb

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës....

Horoskopi ditor, 25 Shtator 2023

Dashi: Mundohuni të rrethoheni me njerëz pozitivë. Në përgjithësi ju jeni një shenjë lideri, që pëlqen të punojë vetë. Gjithashtu për këtë arsye ju menaxhoni...

Lajme të tjera

Web TV