Anglia fiton me goleadë ndaj Iranit dhe merr fitoren e parë në grup

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anglia bindi, fitoi dhe dëfreu tifozët në sfidën e parë të Kupës së Botës Katar 2022. Kombëtarja e drejtuar nga Gareth Southgate, mposhti 6-2 Iranin në takimin e parë të grupit B, aty ku bëjnë pjesë edhe SHBA dhe Uellsi. “Tre Luanët” e nisën takimin në sulm, Harry Maguire pretendoi për një penallti, më pas u ndal nga traversa, teksa 10 minutat e fundit të pjesës së parë ishin emocionuese dhe sollën shpërthimin e Anglisë.

Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Raheem Sterlingrealizuan golat e parë në një Botëror, duke dërguar “Tre Luanët” në pushim në avantazh të trefishtë. Talenti i Arsenalit gjeti golin e dytë personal në pjesën e dytë. Sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi ishte autori i golave për Iranin (i dyti me penallti), teksa pati festë edhe për Marcus Rashford dhe Jack Grealish. Sulmuesi i United shënoi pak sekonda pasi ishte futur në fushë, teksa një minutë përpara fundit erdhi edhe goli i lojtarit të Man City.

Festë angleze në stadiumin “Khalifa International Stadium”, aty ku nuk munguan edhe protestat e tifozëve iranianë, të cilët shpalosën pankarta me shkrimin: “Gra, Jetë, Liri”, ndërkohë që lojtarët e Iranit nuk kënduan himnin kombëtar, si protestë ndaj regjimit në Republikën Islamike të Iranit. E veçanta e kësaj ndeshjeje ishte koha shtesë. Në total u akorduan 27 minuta shtesë: 14 në pjesën e parë dhe 13 të tjera pas përfundimit të fraksionit të dytë, një rekord absolut në një Botëror!

Të fundit

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm,...

Ja si Inteligjenca Artificiale dhe kriza e burimeve njerëzore po ndryshojnë drejtuesit

Kriza e burimeve njerëzore po ndryshon mendësinë e drejtuesve shqiptarë në trajtimin e punonjësve jo më si pjesë të procesit, por si individë duke...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë një nxitës të krijimtarisë në...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

Lajme të tjera

Web TV