E ngjashme me Shqiponjën dykrenore, logoja në fanellën e Serbisë nxit polemika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia do të debutojë këtë të enjte kundër Brazilit në Botërorin e Katarit (Stadiumi Lusail, ora 20:00) me uniforma të reja që kanë nxitur një polemikë të fortë.

“Orlovi” (Shqiponjat) do të luajnë për herë të parë në një kampionat botëror me një logo tepër diskutueshme në fanellë (të prodhuara nga Puma), si sponsor teknik).

Një shqiponjë dykrenore e ndryshme nga ajo që valon në flamurin e vendit, e krijuar “ad hoc” për ekipin kombëtar të futbollit dhe që në një popullatë me karakter të theksuar nacionalist, ka ngjallur dyshime të shumta.

Ka nga ata që e konsiderojnë një lajthitje marketingu mosrespektuese me simbolet aktuale zyrtare e të tjerë që shohin ngjashmëri të patolerueshme me kombet tradicionalisht rivale.

Një tifoz serb e sheh më afër shqiponjës dykrenore të Shqipërisë (përveç se është e ngjashme me stemat e Polonisë, Maqedonisë apo Malit të Zi) sesa me atë që shfaqet në flamurin kombëtar të Serbisë.

Të fundit

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq....

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

Lajme të tjera

Web TV