Ura rrezikon të shembet/ Bashkitë ngrenë alarmin, situatë emergjente në këta zona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prefektura e qarkut Shkodrës ka njoftuar së fundmi situatën për shkak të reshjeve të shiut në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

Bashkia Vau Dejës

Në Njësinë Administrative Vau-Dejës ka pasur gjatë gjithë natës me reshje me intensitet mesatar. Gjendja vazhdon të ngelet e njëjtëssi diten e djeshme.

Përroi Gllinë vazhdon të mbetet problematikë në qytet. Ka energji elektrike në pothuajse të gjitha njësitë me përjashtim të ndonjë ndërprerje të shkurtër në disa fshatra.

Në Njësinë Administrative Bushat vazhdon të mbetet problem rruga kryesore e fshatit Ashtë.

Në fshatrat Mali i Jushit, Hoten, Rranza,Bushat janë 10 familje që kanë prezence uji në banesa ne lartesi 30 cm si dhe 1711 ha tokë bujqësore nën ujë.

Në Njësinë Administrative Hajmel ka dalje të përronjve nga shtrati në fshatin Hajmel dhe Paçram që për pasojë ka vërshime te  ujërave në rrugët kryesore te fshatrave dhe sipërfaqe toke bujqësore nën ujë.

Lumi Gjadër vazhdon të mbetet problematike në Nja,Vig Mnele.

Vazhdon të mbetet evident rreziku i shembjes së urës Gjinaj qe lidh aksin kryesor rrugor të fshatit Mnelë më fshatin Vig.

Në Temal, vazhdon të jetë problematike rënia e interteve nga rrëshqitja e gurëve nga mali.(konkretisht në rrugën e Komanit) dhe ndërprerja e enegjisë elektrike në fshatrat e njësisë.

Në Shllak, vazhdon të jetë  problematike shembja e rrugës  kryesore që të çon në fshatin Vukaj me gjatësi 4 km.

Bashkia Pukë

Deri në këto momente situata është e njëjtë me ditën e djeshme.

Bëhet e ditur se janë rreth 27 km rrugë rurale të dËmtuara në njësitë Administrative Qelez,  Rrape,  Luf Qerret dhe Gjegjan,

Ka filluar ndërhyrja per kthimin në normalitet me burimet njerëzore dhe teknike Fadrome,  për pastrim dherash e inertesh,

Lexo edhe :  Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Tahiri

Në Bashkinë Fushë-Arrëz, vazhdojnë reshjet e shiu dhe deri tani nuk ka probeme të tjera të rapotuara, perveç demtimit të rrugëve dhe shkëputjes së energjisë elektrike.

Strukturat e ushtrisë në Vau të Dejës, gjate mbremjes së djeshme deri në orët e vona janë angazhuar maksimalisht në operacionet e evakuim shpëtimit sipas planeve te evakuimit të bëra nga Bashkia Shkodër.

 

Të fundit

Interi është fitues i derbit të Milanos, goli i Lautaro Martinez vulos sfidën

Stadiumi “San Siro” në “flakë” pak pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë në derbin Inter – Milan. Zikaltrit fituan...

Diskutimi mes Geasy dhe Luana Vjollcës: Do hap shampanjë kur të martohesh ti

“Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan ka qenë një mbrëmje e tej mbushur me surpriza! Të ftuarit e kësaj...

Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë me rritjen e monitorimit të...

“Je ulli pa kokrra”, zihen dy kunatat: Je hasmi numër një, më ke ftohur zemrën

Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të ashpra mes Marias dhe...

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV