Çfarë e shkaktoi rënien e Egjiptit të lashtë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dave Roos

Qytetërimi i lashtë egjiptian e arriti kulmin e fuqisë, pasurisë dhe ndikimit të tij në periudhën e Mbretërisë së Re (vitet 1550- 1070 Para Erës Sonë), gjatë mbretërimit të faraonëve të famshëm si Tutankhamun, Tutmoz III dhe Ramsesi II, që mund të ketë qenë faraoni biblik i historisë së Eksodit të hebrenjve.

Në kulmin e saj, Perandoria Egjiptiane kontrollonte një territor të gjerë që shtrihej nga Egjipti i sotëm deri në gadishullin verior të Sinait, dhe tokën e lashtë të Kanaanit (që përfshin Izraelin e sotëm, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Jordaninë dhe pjesët jugore të Sirisë dhe Libani).

Por pas vrasjes së Ramsesit III në vitin 1155 Para Erës Sonë, perandoria dikur e madhe u gjunjëzua dalëngadalë për shkak të një thatësire ​​shekullore, krizës ekonomike dhe pushtuesve të huaj. Ramsesi III e sundoi Egjiptin për 31 vjet, dhe konsiderohet shpesh si i fundit nga faraonët “e mëdhenj”.

Mbretërimi i tij përkoi me një nga periudhat më të trazuara dhe sfiduese në historinë e lashtë të Mesdheut, të njohur si pushtimi i “Popujve të Detit”. Identiteti i saktë i këtyre të fundit është ende i panjohur, por shumica e studiuesve besojnë se ata ishin një grup refugjatësh etnikisht të ndryshëm nga Mesdheu Perëndimor, të zhvendosur për shkak të thatësirës dhe urisë drejt lindjes, në kërkim të tokave të reja për të pushtuar dhe për të banuar.

Flotat plaçkitëse të Popujve të Detit mund ta kenë sulmuar Egjiptin të paktën 2 herë gjatë mbretërimit të Merenptahut dhe Ramsesit III. Në 1177, Ramsesi III dhe marina egjiptiane, zmbrapsën me sukses pushtimin e dytë të madh të Popujve të Detit. Faraoni e përkujtoi fitoren në muret e tempullit dhe varrit të tij në Medinet Habu.

Por festa rezultoi të ishte e shkurtër, thotë Erik Klajn, arkeolog dhe historian i Epokës së Bronzit, autori i librit “1177 P.E.S: Viti kur u shemb qytetërimi”. Ramsesi III ishte në gjendje të luftonte kundër Popujve të Detit, por jo të shmangte një komplot të organizuar ndaj tij nga një prej grave xheloze të haremit të tij

Sipas skanimeve CT të mumjes së Ramsesit III, faraoni u godit me thikë në qafë dhe u vra në vitin 1155 Para Erës Sonë. “Ai moment ishte fillimi i fundit të perandorisë. Pas Ramsesit III, Egjipti nuk do të ishte më i njëjti”- thekson Klajn.

Në shekullin XII Para Krishtit, i gjithë rajoni i Mesdheut përjetoi një ngjarje kataklizmike të njohur si “Kolapsi i Epokës së Bronzit”. Për mbretëritë që ranë nën sundimin e Popujve të Detit – apo përjetuan njëkohësisht fatkeqësi të tjera si thatësirën dhe urinë – rënia ishte e shpejtë dhe absolute.

Për shembull u zhdukën qytetet, kulturat dhe madje edhe gjuhët e shkruara të mikenasve në Greqi dhe hititëve në Anadoll. Pjesërisht për shkak se Ramsesi III ishte në gjendje t’i zmbrapste Popujt e Detit, Egjipti rezistoi pak më shumë, thotë Klajn. Por në fund edhe Egjipti ra viktimë e të njëjtave probleme që prekin rajonin: një “mega thatësirë” që zgjati 150 vjet ose më shumë, si dhe shpërbërja e një rrjeti tregtar mesdhetar dikur shumë i lulëzuar.

“Lidhjet ndërkombëtare që kishin qenë kaq të spikatura dhe të përhapura gjatë Epokës së Bronzit të Vonë u ndërprenë që të gjitha. Në Egjiptin pas Ramsesit III, kishte vazhdimisht mungesa në ushqim dhe luftëra politike. Po në këtë kohë u vu re një rënie e shpejtë e rolit të Egjiptit si një fuqi e madhe ndërkombëtare”- thekson eksperti.

Lexo edhe :  'Serbët dhe rusët janë vëllezër', thirrje nacionaliste para ndeshjes me Brazilin

Pas vdekjes së Ramsesit III, Egjipti u sundua nga një varg faraonësh të dobët që quheshin gjithashtu Ramses. (Ramsesi XI, që vdiq rreth vitit 1070 Para Krishtit, ishte faraoni i fundit i Mbretërisë së Re). Të dhënat arkeologjike nga ajo periudhë, ofrojnë informacione se pse Egjipti përjetoi një rënie aq të shpejtë. Për shembull, mumja e Ramsesit V duket se ka shenja të sëmundjes së lisë në fytyrën e tij.

Ndërsa historianët nuk janë të sigurt nëse ai vdiq vërtet nga lija, të dhënat tregojnë se Ramsesi V dhe familja e tij u varrosën në varre të reja, dhe se ka pasur një ndalesë 6-mujore për cilindo që vizitonte Luginën e Mbretërve pas funeraleve. Disa studiues sugjerojnë se ky mund të ketë qenë një nga urdhrat e parë të izolimit për shkak të një sëmundje ngjitëse, dhe një shenjë e mundshme se Egjipti ishte shkatërruar nga një epidemi e lisë në atë kohë.

Përveç kësaj, gjatë mbretërimit të Ramsesit V dhe Ramsesit VI, Egjipti duket se e humbi kontrollin e minierave të rëndësishme të bakrit dhe bruzës në gadishullin e Sinait, pasi emrat e tyre ishin të fundit nga faraonët egjiptianë të gdhendur atje. Klajn thotë se Egjipti ndoshta u tërhoq plotësisht nga Sinai dhe Kanani deri në vitin 1140 Para Krishtit.

Më pas, nën Ramsesin IX, që sundoi në fundin e shekullit XII Para Krishtit, Egjipti u trondit nga një varg grabitjesh nëpër varre. Kushtet ekonomike ishin aq të rënda – dhe respekti ndaj autoritetit të faraonit aq i ulët – saqë hajdutët bastisën varret e faraonëve për ar dhe thesare të tjera.

Pas Mbretërisë së Re, Egjipti u sundua nga një sërë fuqish të huaja, një dëshmi kjo e mëtejshme e rënies së tij si një perandori e pavarur. Në fillim nga libianët, një popull nomad që erdhi nga kufiri perëndimor i Egjiptit, ndikimi dhe kultura e të cilit zunë gradualisht një vend kryesor.

Shoshenq I, një faraon me origjinë libiane, ishte faraoni i parë i dinastisë së 22-të, që u përpoq të rivendoste ditët e lavdisë së Ramses III duke pushtuar mbretëritë e Izraelit dhe Judesë në shekullin X Para Krishtit. Më pas, në shekullin VIII, Nubianët ose Kushitët pretenduan në mënyrë paqësore fronin egjiptian gjatë një kohe trazirash politike.

Një varg faraonësh Kushitë e sunduan Egjiptin për gati një shekull si Dinastia e 25-të, përpara se të dëboheshin nga pushtuesit asirianë. “Ngjitja e mbretërve Kushite në krye, shënoi fundin e Egjiptit si një fuqi e pavarur. Pastaj erdhën asirianët, të pasuar nga Persianët, Grekët, Romakët dhe më pas Islami”- thekson historiani.

Egjipti përjetoi gulçimin e tij të fundit të madhështisë nën Dinastinë Ptolemeike (305 P.E.S-30 E.S), kur një varg faraonësh grekë e sunduan Egjiptin pas vdekjes së Aleksandrit të Madh. Kleopatra VII është më e njohura nga faraonët ptolemeikë, që ndërtuan një kryeqytet të mrekullueshëm helenistik në Aleksandri. Kur Kleopatra dhe Mark Antoni u mundën nga perandori romak Oktavian Augusti në vitin 30 Para Erës Sonë, Egjipti u bë një provincë e Republikës Romake, duke i dhënë fund dinastive të fundit egjiptiane të lashta. / “History.com”


Të fundit

Brazili kërkon kualifikimin ndaj Zvicrës, janë publikuar formacionet zyrtare të skuadrave

Brazili dhe Zvicra është kryesfida e ditës së sotme, e cila zhvillohet në kuadër të Grupit G. Brazili është lider...

VIDEO/ Mes spektaklit, Gana mposht Korenë e Jugut dhe ushtron presion mbi Uruguajin

Gana ia del me sukses që në ndeshjen e dytë të Grupit H të marrë tre pikët e para në këtë Kupë Bote, Kombëtarja...

U përplas nga motori, këngëtarja rrëfen “tmerrin” e aksidentit në Tiranë

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vjollca Haxhiu është përballur me një situatë të pakëndëshme dhe të rrezikshme për jetën e saj disa javë më...

Urim për 110-vjetorin e Pavarësisë/ Flamuri ynë “valëvitet” në faqen e institucionit grek

Greqia u është bashkuar vendeve që kanë uruar Shqipërinë për ditën e Pavarësisë. Ka qenë ministria e Jashtme e Greqisë, që ka shprehur urimet...

“Si qytetarja më e re”, Dua Lipa pozon me flamurin shqiptar: Mezi pres me ju pa sonte

Disa orë para koncertit në sheshin Skënderbej, Dua Lipa ka ndarë një video në rrjete sociale me flamurin kuq e zi. Ajo shkruan se...

Lajme të tjera

Web TV