“Gjashtë pistoleta”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa përballje shumë interesante do të na shoqërojnë edhe në ditën e sotshme, në kompeticionin më të lavdishëm në planet.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

“Bijtë e D10” titullon La Gazzetta dello Sport. Argjentina e Messit del në fushë kundër Arabisë Saudite dhe Franca e Mbappes kundër Australisë, me dy numrat 10-të që priten të jenë protagonist me kombëtaret e tyre.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 22/11/2022

Corriere dello Sport ia kushton titullin kryesor ndeshjes së parë të ditës në Kupën e Botës, asaj të Argjentinës: “Messi, tani ose kurrë”. Ky është shansi i fundit për yllin e Albiceleste që të ngrejë trofeun e Kupës së Botës, i vetmi trofe që i mungon.Prima Pagina Corriere dello Sport 22/11/2022

Hapja e Tuttosport është për një rinovim të rëndësishëm të kontratës tek Juventusi: “Locatelli 2027: Juve i bën gjërat siç duhet”.Prima Pagina Tuttosport 22/11/2022

AS, në Spanjë, titullohet: “Super e Marta”, me imazhet e Messit dhe Mbappes, por edhe të Lewandowskit në faqen e pare, duke iu referuar ndeshjeve të ditës.Prima Pagina AS 22/11/2022

Ndërkohë, Anglia gëzon një ekip super kombëtar, Mirror Sport feston goleadën e djemve të Gareth Southgate kundër Iranit me një citim të përshtatshëm muzikor, “Gjashtë pistoleta”.Prima Pagina Mirror Sport 22/11/2022

“Franca e Kylianit” titullohet prestigjiozja franceze L’Equipe. Mbappe merr sërish frenat e skuadrës pas dëmtimit të Karim Benzemas, dhe tani do të jetë protagonist absolut, njësoj si katër vite më parë në Botërorin e Rusisë.Prima Pagina L'Equipe 22/11/2022

Të fundit

Mbi 128,000 besimtarë nderojnë Papën, Bazilika e Shën Pjetrit e hapur deri në 7 pasdite

Sipas të dhënave nga Salla e Shtypit e Vatikanit, deri këtë mëngjes, mbi 128,000 besimtarë kanë kaluar për të...

“Vota juaj ka peshë”/ Topalli mesazh shqiptarëve në diasporë: Ju jeni shpresa!

Drejtoresha politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka shpërndarë një mesazh inkurajues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo falenderoi ata...

Dita e fundit e homazheve për Papa Frençeskun, ja kush pritet të mbërrijë në Vatikan

Bazilika e Shën Pjetrit u rihap sërish mëngjesin e sotëm për të lejuar besimtarët që duan t’i japin lamtumirën e fundit Papa Françeskut. Fluksi vazhdoi...

Kalifornia kalon Japoninë, bëhet ekonomia e katërt më e madhe globale

Ekonomia e Kalifornisë ka kaluar atë të vendit të Japonisë, duke e bërë shtetin amerikan forcën e katërt më të madhe ekonomike globale. Guvernatori...

Papa i Vatikanit përmes kinemasë, 5 filma që nuk duhen humbur

Si shenjt apo si një skandal, Papa i Vatikanit ka qenë subjekt i filmave të të gjitha llojeve. Cybernews ka përzgjedhur 5 prej tyre...

Lajme të tjera

Web TV