Qeveria ka mohuar se KESH ka shitur energji elektrike më lirë sesa çmimi në bursë.
Përgjigja ka ardhur nga vetë kryeministri Edi Rama i cili thekson se kjo është thjesht një gënjeshtër që po përdoret nga opozita dhe disa media për të nxitur urrejtjen ndaj qeverisë.
“Gënjehet pa të keq fare, sikur këndohet, bjeri t’i biem, një orkestër e tërë e injorancës dhe ligësisë, kanal më kanal portal më portal, shifra futja kot, fjalë rromapërtoma për të helmuar popullin e nxitur urrejtjen ndaj qeverisë!
Deri në pikën që s’ka më asnjë logjikë”, shkruan Rama.