OBSH ngre alarmin: Miliona njerëz rrezikojnë vdekjen në dimrin ukrainas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë dimër jetët e miliona njerëzve në Ukrainë do të jenë nën kërcënim, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është ose e dëmtuar ose e shkatërruar dhe 10 milionë janë aktualisht pa energji, tha Hans Henri P Kluge, drejtor rajonal i OBSh-së për Evropën.

Temperaturat parashikohet të bien deri në -20C në disa zona. OBSh ka dokumentuar 703 sulme në infrastrukturën shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus, raporton BBC.

Javën e kaluar, Rusia goditi më shumë instalime energjetike dhe ndërtesa civile në një nga bombardimet e saj më të rënda ajrore të luftës.

Kjo ka qenë një taktikë ruse e kohëve të fundit pas pengesave në fushën e betejës dhe ndikimi i saj ka filluar të ndihet më i mprehtë me fillimin e dimrit.

Sipas Kluge, sistemi shëndetësor i Ukrainës po përballet me ditët e tij më të errëta në luftë deri më tani dhe zgjidhja më e mirë është që konflikti të përfundojë.

Për shkak të sulmeve, qindra spitale dhe objekte të kujdesit shëndetësor “nuk janë më plotësisht funksionalë, nuk kanë karburant, ujë dhe energji elektrike për të përmbushur nevojat bazë”, tha ai.

Maternitetet kanë nevojë për inkubatorë, për frigoriferë dhe shtretërit e kujdesit intensiv kanë nevojë për ventilatorë, tha ai, duke shtuar se “të gjitha kërkojnë energji”. Deri në tre milionë njerëz mund të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të ngrohtësisë dhe sigurisë, thotë OBSh.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV